|

Mbrëmë më 5 gusht, me rastin e natës së 17 të Ramazanit, respektivisht në kujtim të fitores në Betejën e Bedrit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, shtroi iftar për udhëheqësit e Këshillave të BI dhe nëpunësit e institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Si tradicionalisht, Myftiu iftarin e shtroi në restorantin e Medresesë së mesme “Alaudin” të Prishtinës ku qenë të pranishëm rreth 200 pjesëmarrës.
Duke iu drejtuar të pranishmëve në iftar Myftiu fillimisht tha: "Të
nderuar vëllezër! Ju përshëndes të gjithë dhe ju falënderoj për pranin
tuaj këtu në këtë natë të madhe. Ky iftar është tradicional, i cili
shtrohet nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në Natën e Bedrit,
Natën e fitoreve, Natën e hapjes së hapës faqes së re në historinë
islam, në natën kur fiton e drejta ndaj të padrejtës, në natën kur
drita mundi errësirën.
Andaj në këtë Natë të madhe ne sot jemi tubuar rreth sofrës së Allahut
që të motivohemi nga ky iftar , të përkrahim njëri-tjetrin në misionin
tonë në çuarjen në vend të amanetin tonë që e kemi marrë nga i madhi
Zot xh.sh. dhe nga Resulullahu s.a."
Ndërsa duke folur për përgjegjësinë që kemi si institucion e si zyrtar e
imamë, myftiu Tërnava, tha:"Të gjithë ne duhet të jemi të vetëdijshëm
për përgjegjësinë që kemi së pari ndaj vetës, ndaj familjes, ndaj
xhematit dhe ndaj popullatës së këtij vendi ku Zoti na ka krijuar dhe na
ka bërë përgjegjës për të bart mbi supet tona, misionin që na ka
besuar i madhi Zot.Duke ju uruar shëndet ju e xhematit tuaj, edhe një
herë ua rikujtojë që të jeni sa më afër xhematit, sa më afër
besimtarëve tanë, në çdo rast, e çdo mundësi. Ne kemi një xhematë të
mrekullueshëm dhe ne duhet që të jemi me xhematë".
Myftiu tw pranishmwve iu tha: "Kam nderin që në këtë Natë të madhe
t'ju njoftoj që më 24 shtator do të vëmë gurthemelin e Xhamisë së madhe
në Prishtinë. Me këtë rast ju ftoj të gjithëve që të jeni të pranishëm.
Po ashtu kërkoj nga ju që të kontribuoni në xhamat që të ndihmojnë
financiarisht për ndërtimin e xhamisë.
Këtë e kemi obligim, këtë e kemi detyrë, këtë e kemi prioritet të parë
dhe jam i bindur që do t'ia dalim me sukses. Ne për kontributet për
xhaminë së shpejti do ti bëjmë publike edhe llogaritrrjedhëse ku mund të
kontribuojnë të gjithë qytetarët tanë kudo qofshin ata".
|