|
Bereqeti ndihmon fshatrat e thella nė Bajram Curr |
|
|
|

Në organizim të Shoqatës humanitare "Bereqeti" e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila aktivitetin humanitar e ka intensifikuar gjatë muajit Ramazan vlen të shënohet se këto ditë ndihmoj me gjëra ushqimore në bashkinë e Bajram Currit, përkatësisht në fshatra të thella të këtyre viseve.
Me këtë rast shumë familjeve shqiptare iu shpërndan bukë cilësore të
gatuara në Prishtinë me teknologji gjermane dhe cilësi të lartë
ushqyese. Bashkë me aktivistët të shoqatës "Bereqeti" ishte ish -
medresanti Arbër Berisha nga Bajram Curri i cili ishte shkolluar në
Medresenë e mesme "Alaudin" në Prishtinë i cili kontribuoi për
mbarëvajtjen e këtij aktiviteti humanitar.
Aktivistët e shoqatës "Bereqeti" të mbështetur nga Kryesia e BIK-ut dhe
donatorët e ndryshëm u zotuan se nuk do të ndalen së vepruari dhe se do
të përkushtohen që edhe në të ardhmen të ndihmojnë banorët e këtyre
zonave edhe me artikuj tjerë ushqimor dhe veshmbathje. Ky aktivitet
humanitar inkurajon banorët e këtyre viseve se raportet vëllazërore
akoma do të intensifikohen për të ndihmuar njëri tjetrin sikurse në
vitet 1998 dhe 1999 kur shumë ushtarë të UÇK-së dhe familje të
përndjekura nga Kosova gjetën strehim tek vëllezërit e tyre në Bajram
Curr, Tropojë dhe gjithandej qyteteve shqiptare.
|