|

Të premten më 27 korrik 2012, në Batllavë me një manifestim solemn në kohën e namazit të xhumasë u bë përurimi i xhamisë së re. Në këtë manifestim përveç besimtarëve të Batllavës e rrethinës, qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, përfaqësuesit e këshillit të BI së Podujevës si dhe të ftuar e mysafirë të tjerë.
Duke iu drejtua të pranishmëve, Myftiu Tërnava, pasi përshëndeti e
përgëzoj të pranishmit, e posaçërisht xhamatinë e Batllavës tha, çdo
punë që niset, donë sakrificë, donë vullnet, donë dëshirë e kurajo për
t'i kryer me sukses. Më kujtohet si sot, dita kur këtu kemi vënë
gurthemelin e kësaj xhamie, dhe ja sot në këtë ditë xhumaje, në muajin e
madhëruar të Ramazanit po e përurojmë këtë xhami madhështore që u
ndërtua më dëshirën, vullnetin dhe kontributin e besimtarëve të kësaj
ane, e mu këtu qëndron madhështia e kësaj xhamie.
Më tutje Myftiu Tërnava foli për historikun e ndërtimit të xhamive,
përse tha: "Tradita e ndërtimit të shtëpive të Allahut është e hershëm.
Allahu xh.sh., i ka udhëzuar pejgamberët në vazhdimësi prej Ademit a.s. e
deri te Muhamedi a.s. që të thërrasin njerëzimin të besojnë Allahun -
Krijues të kësaj gjithësie. Dihet nga historia islame, Muhamedi a.s. kur
bëri shpërnguljen nga Meka në Medinë iniciativën e parë që mori qe
ndërtimi i xhamisë".
Ndërsa duke folur për rolin e xhamisë në shoqëri, Myftiu Tërnava tha:
"Xhamia është institucion që bashkon popullin, është institucion e që e
ofron shoqërinë, e edukon dhe e fisnikëron atë."
Kryetari i Këshilli të BI së Podujevës, Bekim Jashari, pasi përshëndeti e
falënderoj të gjitha ata që kontribuuan për ndërtimin e xhamisë ndër të
tjerat tha: "Shekulli i kaluar për shqiptarët do të mbahet mend si
shekull i vuajtjeve dhe i robërisë. Mirëpo me gjithë sfidat, populli ynë
ruajti dy vlerat të fuqishme, besimin dhe përkatësinë kombëtare. Bazuar
në këto dy vlera ne ndërtojmë të ardhëm duke i kujtuar të parët tanë që
për asnjë moment nuk iu nënshtruan pushtuesve. Ndërtimi i i kësaj xhami
është shembulli më i mirë që tregon përkushtimin e këtij populli për
fenë e atdheun".
Imami i xhamisë Islam ef. Hasani duke iu drejtuar të pranishëmve tha se
për Batllavën, përurimi i xhamisë është një ngjarje e rëndësishme, ne
jemi tubuar sot në këtë ditë të rëndësishëm, në këtë muaj të madhërishëm
ku do të bëjmë hapjen solemne të xhamisë sonë të re, të cilën po e
përurojmë pas 8 vitesh, punë, përpjekjesh e përkrahjeje nga xhemati i
Batllavës, rrethinës e si dhe me përkrahjen e njerëzve të devotshëm,
dorëlirë e human.
Një falënderim të posaçëm, imami Islam Hasani i bëri Myftiu Tërnava për
përkrahjen, ndihmën dhe kontributin e këtij të fundit për xhaminë e
Batllavës..
Batllava ka pasur një xhami të ndërtuar me material të dobët, e cila
prej kohësh nuk i ka plotësonte kushtet për kryerën e riteve fetare.
Xhamia e re është ndërtuar me material të fortë dhe me objekte
përcjellëse që do të jenë në funksion të aktiviteteve fetare për
besimtarët e Batllavës.
|