Jeni duke vizituar versionin e vjetėr tė sajtit.
Pėr tė kaluar nė versionin e ri klikoniKĖTU!
Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

5:28. Dhe, nėse ti e zgjatė te unė dorėn tėnde pėr tė mė mbytur, unė nuk e zgjas te ti dorėn time pėr tė tė mbytur; unė i frikėsohem All-llahut, Zotit tė botėrave!”

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Donacion per Xhami
Dhuratė pėr pėrsonat e verbėr Kur´ani Shqip nė Alfabetin e Brajlit

Numri i ri

Nr 272
numruesi i vizitoreveSot2
numruesi i vizitoreveDje84
numruesi i vizitoreveKėtė javė268
numruesi i vizitoreveKėtė muaj2027
numruesi i vizitoreveGjithsej477361

Lidhje

Urimi i Myftiut me rastin e fillimit tė muajit Ramazan Printoni E-mail

Prishtinë, 19 korrik 2012
Urimi i Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava për besimtarët dhe qytetarët e Kosovës me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit


Të nderuar besimtarë!
Vëllezër e motra!

Të nderuar qytetarë të Kosovës
Nesër, besimtarët myslimanë nisin agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, ndaj kam nderin, kënaqësinë e privilegjin që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar tek Zoti ynë.

Agjërimi i muajit të Ramazanit është një ibadet që bartë në vete urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin.
Besimtari përmes agjërimit më së miri me vepër e vullnet të plotë shpreh përkushtimin e tij ndaj Krijuesit, ngase ky ibadet bëhet vetëm për Te, me bindje që Krijuesi do e shpërblej në Botën tjetër.
Allahu xh.sh., thotë: "
Muaji i Ramazanit është ai në cilin zbriti Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë..... " (Sure el-Bekare: 185).
Muaji i agjërimit ka për qëllim bindëshmërin ndaj Krijuesit, fisnikërimin e shoqërisë, ngase gjatë këtij muaji besimtari shton adhurimet, është më i kujdesshëm, behet më human, më i dashur e më paqësor.
Muaji i Ramazanit është muaji i rahmetit e bereqetit, është muaj i Shpalljes së Kuranit, është muaj i fitores mbi të keqen, është muaj në të cilin është Nata e madhe e Kadrit, është muaj që na ofron të gjithëve në të njëjtën kohë rreth sofrës së iftarit e syfyrit, na tubon rreth nimetin e bereqetit të Allahut. Na ofron te skamnorët, jetimët, na ofron me të gjithë nevojtarët.
Ramazani është muaj që kultivon paqen, mirëqenien, dashurinë e respektin. Ramazani është muaj i pendimit e reflektimit, parime këto për të cilat bota e njerëzimi sot kanë nevojë më shumë se kurrë.

Jemi dëshmitarë që në shumë vende nëpër botë kemi trazira, lufta e konflikte, ku me mija njerëz kryesisht gra, fëmijë e pleq të pafajshëm bien viktima të luftës, e më mija të tjerë janë të rrezikuar që të përjetojnë të njëjtin fat.
Ne, në këtë muaj të madh, në këtë muaj të mëshirës, në këtë muaj të solidaritetit lutemi që sa më parë të marrin fund luftërat e konfliktet, që njerëzit të jetojnë në paqe e harmoni, lutemi për popullin e Sirisë që sa më parë tu bashkohet popujve e shoqërive të lira.
Të nderuar qytetarë!
Ramazani i sivjem, për ne ka një rëndësi të veçantë, ngase siç dihet ne jemi në vitin jubilarë të pavarësisë së shqiptarëve, andaj në këtë muaj të mëshirës apeloj te të gjithë faktorët relevant që në këtë përvjetor, të jemi mirënjohës ndaj Zotit, të njohim kontributin dhe flijimin e brezave që sakrifikuan për pavarësi e mëvetësi, të angazhohemi që idealet e të parëve tanë të jetësohen, pra të ndërtojmë një shoqëri me integritet, e bashkuar, unike, e zhvilluar, paqësore dhe e lirë.
Vëllezër e motra!
Me lejoni që edhe njëherë, me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit t’ju shpreh urimet dhe përgëzimet e mia më të mira të gjithë besimtarëve të besimit islam kudo që gjenden, duke e lutur të Madhin Zot që të na pranojë agjërimin, veprat tona te mira, namazin, sadakanë dhe ibadetin tonë.
Amin!

Myftiu i Kosovës
Mr. Naim Tërnava

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!