Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

29:40. Secilin prej tyre e kemi dėnuar pėr shkak tė mėkatit tė vet; disa prej tyre Ne i goditėm me furtunė plot rėrė, disa i shkatėrruam me krismė nga qielli, kurse disa tė tjerė i sharruam nė tokė dhe disa i pėrmbytėm nė ujė. All-llahu nuk u bėri atyre ndonjė tė padrejtė, por ata vetes sė tyre i bėnė padrejtė.

Konferencė Ndėrkombėtare pėr dialog ndėrfetar dhe ndėrcivil Printoni E-mail

ImageMe ftesë të Kryeministrit të Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës, Delegacioni i BIK-ut me në krye myftiun Mr. Naim ef. Tërnava, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për dialog ndërfetar dhe ndërcivil që u mbajt në Ohër prej datës 26-28 tetor 2007
Konferenca botërore për dialog ndërfetar dhe ndërcivil që u mbajt në Ohër është vazhdimësi e disa takimeve të ngjashme që janë mbajtur në Maqedoni viteve të fundit për promovimin e tolerancës mes popujve dhe religjioneve të ndryshme, jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë, në Ballkan, Evropë dhe botë.
Në këtë Konferencë  morën pjesë mbi 300 përfaqësues të religjioneve të ndryshme të botës.

Pati përfaqësues edhe nga Liga Islame botërore, Vatikani, Kina, India, SHBA, dhe Evropa. Konferencën e ndoqën mbi 100 gazetarë dhe fotoreporterë nga stacione të ndryshme televizive të botës.Image

Organizator i konferencës ishte Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Komisionin për marrëdhënie me komunitetet fetare dhe grupet religjioze, dhe me bashkësitë fetare. Konferenca në mënyrë financiare është e ndihmuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, UNESKO, dhe nga Konferenca botërore për religjione dhe paqe.
Gjatë punimeve të kësaj Konference, Myftiu Tërnava, pati takime të shumta me përfaqësuesit e religjioneve të ndryshme dhe liderë fetarë, por mbi të gjitha spikati takimi i delegacionit tonë me Kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevskin, në rezidencën e tij në Ohër. Gjatë këtij takimi, myftiu Tërnava, i shprehi mirënjohje Kryeministrit të Maqedonisë për rolin konstruktiv që po luan qeveria e Maqedonisë në procesin e definimit të statusit të Kosovës, ndërkohë që Kryeministri maqedon, premtoi se ky qëndrim do të jetë i paluhatshëm dhe Maqedonia do të ndjek hapat e SHBA-ve dhe të BE-së në pranimin e pavarësisë së Kosovës.Image

Myftiu Tërnava, në një takim të veçantë u prit edhe nga Ministri i Kulturës i Maqedonisë z. Arifikmet Xhemaili.
Gjatë ditëve të Seminarit, Myftiu Tërnava, pati takime edhe me krerët e Bashkësisë islame të Shqipërisë Z. Selim Muça dhe me ata të Maqedonisë z. Sulejman Rexhepin, me të cilët u bisedua për  bashkëpunimin edhe më të ngushtë të Bashkësive islame shqiptare në të ardhmen.

 
< I mėparshmi   Tjetri >