Jeni duke vizituar versionin e vjetėr tė sajtit.
Pėr tė kaluar nė versionin e ri klikoniKĖTU!
Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

4:92. Asnjė besimtari nuk i ėshtė i lejuar tė mbysė besmitarin tjetėr, pėrpos gabimisht. E kush e mbytė gabimisht njė besimtarė, ai ėshtė i obliguar ta lirojė njė rob besimtarė dhe shpagimin (e gjakut) t’ia dorėzojė familjes sė tij, pėrpos nė qoftė se ia falin (familja gjakun). Nė qoftė se ai (i mbyturi gabimisht) ėshtė besimtarė, por i takon popullit qė ėshtė armik i juaji, atėherė ėshtė obligim vetėm lirimi i njė robi besimtar. Nė qoftėse se ai (i mbyturi) ėshtė nga ai popull qė keni marrveshjen me tė, atėherė ėshtė obligim shpagmi i (gjakut) qė i dorėzohet familjes sė tij dhe lirimi i njė robi besimtar. E kush nuk ka mundėsi (tė lirojė njė rob), le tė agjėroj dy muaj rresht, si pendim (i pranuar) ndaj All-llahut. All-llahu ėshtė mė idijshmi, ligjdhėnėsi mė i drejtė.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Donacion per Xhami
Dhuratė pėr pėrsonat e verbėr Kur´ani Shqip nė Alfabetin e Brajlit

Numri i ri

Nr 272
numruesi i vizitoreveSot28
numruesi i vizitoreveDje100
numruesi i vizitoreveKėtė javė210
numruesi i vizitoreveKėtė muaj1969
numruesi i vizitoreveGjithsej477303

Lidhje

Pėrgatitje pėr Konferencen me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqiptarėve Printoni E-mail

Trupa punuese e tri Komuniteteve Islame shqiptare për përgatitjen e Konference me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqiptarëve u takua në Shkup

Përfaqësues e tre bashkësive islame në trevat shqiptare, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, me dt. 12 Korrik 2012, kanë zhvilluar mbledhjen e radhës të përbashkët në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë (BIM) në Shkup, në lidhje me Konferencën Ndërkombëtare “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit tonë kombëtar”, e cila do të mbahet në datat 28 dhe 29 Shtator 2012 me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

Mbledhja e zhvilluar në ambientet e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, vjen pas disa takime të mbajtura në Tiranë, Prishtinë dhe së fundmi në Shkup. Përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Maqedonisë, kanë ngritur edhe një Këshill Organizativ, i cili po merret me organizimin e punëve, projekteve dhe aktiviteteve që bashkësitë islame shqiptare do të zhvillojnë në këtë vit jubilar.

Në takim e radhës, në Shkup u diskutua për pikat e arritura në lidhje me konferencën, si emrat konkretë të referuesve, kryesisht me grada shkencore, pjesë e katedrave të universiteteve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Delegacionet janë pritur gjithashtu edhe nga kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili i ka uruar edhe mirëseardhjen delegacionit të përbashkët. Delegacionet kanë vizituar gjithashtu edhe Fakultetin e Shkencave Islame të Shkupit, ku janë pritur nga drejtues të fakultetit me në krye dekanin. Ata janë njohur gjithashtu me punën dhe veprimtarinë akademike të zhvilluar në këtë qendër islame të dijeve.

Delegacioni shqiptar nga tre shtetet ka zhvilluar një vizitë edhe në Medresenë Isa Beu të Shkupit, ku janë pritur nga drejtori dhe pjesëtarë të tjerë të stafit.

Kjo është hera e parë që tre bashkësitë islame shqiptare të rajonit organizojnë një aktivitet të përbashkët të përmasave të tilla me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Përveç tyre (KMSH, BIK dhe BIM), në konferencën që do të zhvillohet në Shtator 2012 në Tiranë, do të ketë përfaqësues edhe nga Bashkësia Islame e Malit të Zi, ajo e Luginës së Preshevës, si dhe përfaqësues nga komunitetet myslimane shqiptare të diasporës nga SHBA, Belgjika, Zvicra, Gjermania, Australia etj.

 

 

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!