|
Myftiu Tėrnava nė Kaēanik |
|
|
|
Prishtinë, 12 korrik 2012
Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava vizitoj Kuvendin komunal të Kaçanikut ku u prit nga kryetar i Kryetari i Komunës, z. Besim Ilazi.

Myftiu i Kosovës shoqërohej edhe nga Dr. Farush Rexhepi, e Dr. Vedat Sahiti, ndërsa prezantoi edhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) të Kaçanikut, Florim Neziraj. MyftiuTërnava e ka uruar kryetarin Ilazi për marrjen e pozitës së kreut të Komunës dhe i ka uruar punë të mbarë dhe suksese në punë.
Duke folur për misionin e BIK-ut, ai i ka thënë kryetarit se BIK-u
zhvillon aktivitetin bazuar në Kushtetutën e saj dhe është institucion
që ka Këshillat e Bashkësisë Islame në komunat e Kosovës përmes një
rrjeti të organizuar mirë. Myftiu Tërnava e ka shprehur edhe shqetësimin
e tij lidhur me telashet e shkaktuara në KBI të Kaçanikut me rastin e
zgjedhjeve të reja për kryetar në këtë institucion fetar. “Në xhami
duhet të kthehet rendi dhe ligji” u shpreh myftiu Tërnava ndërkaq
kryetari I Komunës, z. Besim Ilazi ka thënë se komuna nuk synon të
ndërhyj në autonominë e BIK-ut por është e interesuar që problemet e
shkaktuara të zgjidhen në mënyrën më të mirë të mundshme. “Problemet në
xhami duhet të zgjidhen edhe për shkak se rrezikojnë sigurinë e
përgjithshme të qytetarëve” i ka thënë z. Ilazi, kreut të BIK-ut, z.
Tërnava.
|