|
10 korrik 2012
Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava vizitoj sot Kamenicën, ku u prit nga Kryetari i Komunës së Kamenicës z. Shaip Surdulli, i shoqëruar nga bashkëpuntorët.
Në takim më kryetarin Surdulli, Myftiu Tërnava, e falënderoj atë, për punën që ka bërë dhe të arrituarat në komunën e Kamenicës. Myftiu, po ashtu, e falënderoj edhe për bashkëpunimin e mirë që ka Komuna me Këshillin e Bashkësisë Islame dhe me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Myftiu në emër të Kyesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, falënderoj Kryetarin Surdulli, për ndarjen e truallit për ndërtimin e selisë së Këshillit të BI në Kamenicë.
Bashkëpunimi juaj me Këshillin e BI dhe me isntitucionet tjera është për
t’u përshendetur, me këtë ju tregoni edhe praktikisht se jeni në
shërbim të qytetarëve që ju kanë zgjedhur.
Ndarja e lokacionit për ndërtimin e selisë së Këshillit është një hap i
madh, ngase vetëm Këshilli i Kamenicës ka mbetur pa seli, andaj
shpresojmë që edhe këtu do të kryhet së shpejti. –tha, ndër të tjera,
Myftiu Tërnava.
Kryetari i Kamenicës, z. Shaip Surdulli, ka thënë se ne jemi munduar që
së bashku me drejtor të drejtorive komunale, si dhe me këshilltarët e
Kuvendit, t’i përkrahim kërkesat e Bashkësisë Islame.
Këtë vit Komuna e Kamenicës, ka ndihmuar me një shumë simbolike dy
xhamitë në fshatin Koretinë, kurse vitin e kaluar kemi ndihmuar xhamitë
në fshatërat Dajkoc e Desivojcë, ndërtimin e murit mbrojtës për xhaminë
në Berivojcë dhe objektin e mejtepit në Hodonoc.

“ Si problem kyç në Komunën e Kamenicës është mungesa e një objekti
shkollor në fshatin Rogaqicë, ku objektin e tanishëm shkollor e
shfrytëzojnë nxënësit e shkollës fillore dhe dy shkollave të mesme,
kurse mësimi zhvillohet në tri ndërrime dhe me orar të shkurtuar “ -ka
thënë Surdulli.
Ai, kërkoj nga Myftiu Tërnava, që t’i dalë në ndihmë në gjetjen e ndonjë
donatori të mundshëm, pasi që nga Ministria nuk ka ndonjë premtim në
realizimin e këtij objekti shkollor.
Myftiu Naim Tërnava, premtoj se do të angazhohet në gjetjen e
donatorëve, ku edhe nuk mungoj optimizmi i tij, prandaj kërkoj që Komuna
të përgatis planin dhe dokumentacionin përkatës për këtë objekt
shkollor.
Ai tha se Bashkësia Islame, nuk ndërton vetëm xhami në Kosovë, por ka
ndihmuar në ndërtimin e mbi 40 shkollave në tërë territorin e Kosovës,
çerdheve, renovime të objekteve shëndetësore, sigurimin e bursave për
studentë në lëmi të ndryshme etj.
|