|
Në prag të muajit të madhëruar të Ramazanit,të premten (6 korrik 2012), në Gjilan në lagjën "Dardania" në një manifestim rasti u përurua xhamia e re në të cilën morën pjesë besimtarë nga Gjilani si dhe të ftuar të tjerë.
Në këtë manifestim qenë të pranishëm edhe sekretari i Kryesisë së BIK, Resul Rexhepi, dr. Fahrush Rexhpi - anëtar i Kryesisë, kryeimami, Sabri Bajgora, përgjegjësi i veprimtarisë botuese, Ahmet Sadriu, pastaj përfaqësues të këshillave të BI, si dhe udhëheqësit e KBI së Gjilanit më në krye me Mustafë ef. Bajramin.
Nën përcjelljen e tekbireve të të pranishmëve, shiritin e
përurimit bashkërisht e prenë sekretari i kryesisë së BIK, h. Resul ef.
Rexhep dhe kryetari i KBI të Gjilatit, Mustafë ef. Bjarami.
Për rolin
dhe rëndësinë që ka xhamia në shoqëri me një fjalë rasti të pranishëmve
iu drejtua, Resul efendiu Rexhepi, i cili tha se xhamia është vend i
adhurimit, vend i ibadeti e unitet, vend ku edukohet e arsimohet
popullata.
Rëndësia e xhamisë në historinë e myslimanëve ka qenë
vendimtare në ruajtën e uniteti e kompaktësisë, si dhe në zhvillimin
kulturor shpirtërorë e arsimor- tha ndër të tjerat Resul ef. Rexhepi.
Hytben
e xhumasë e mbajti, kryeimami Sabri ef. Bajgora, ndërsa namazit të
xhumasë, i priu Mustafë ef. Bajrami-i cili edhe është emëruar imam në
këtë xhami.
Nevoja për xhami në lagjen "Dardania" ka qenë e
kamotshëm, mirëpo kjo u bë e mundur vetëm pasi Kuvendi komunal i
Gjilanit ndau truallin për xhami. Lagja "Dardania" është më e madhe dhe
më e urbanizuara në Gjilan, ndërtimi i xhamisë në një farë mënyre e
kompleton këtë lagje me infrastrukturë publike.
|