Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

38:86. Thuaj (Muhammed): “Unė nuk kėrkoj prej jush ndonjė shpėrblim, dhe unė nuk jam prej atyre qė bėjnė trillime”.

Medreseja e mesme shėnoj 56 – vjetorin e veprimtarisė sė suksesshme Printoni E-mail
Prishtinë, 1 nëntor 2007

ImageSot në ambientet e bukura të Medresesë së Mesme “Alauddin” të Prishtinës me një solemnitet rasti u shënua 56 vjetroi i themelit të Medresesë së Mesme “Alauddin”.
Në këtë manifestim pos nxënësve, mësimdhënësve dhe pedagogëve të medresesë qenë të pranishëm edhe Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, përfaqësues nga Zyra Amerikane në Prishtinë, përfaqësues të Drejtoratit për Arsim të Kuvendit Komunal të Prishtinës, përfaqësues të shkollave të mesme të  kryeqytetit e të ftuar të tjerë. Pasi i ka përshëndetur të pranishmit dhe ka uruar drejtorinë, nxënësit dhe kolektivin e medresesë, Myftiu Tërnava tha: “Bashkësia Islame e Kosovës asnjë herë nuk do të largohet nga detyrimet e veta që ka ndaj këtij institucionit, tani pas lufte e kemi më lehtë sepse kemi edhe përkujdesjen institucionale të Ministrisë së Arsimit gjë që për ne në BIK-së është një ndihmese domethënëse.


Ju nxënës të nderuar do të jeni ata që do të përfaqësoni me sukses vlerat edukative e arsimore që i keni marrë këtu,  andaj ne dhe populli ynë gjithherë jemi krenar me ju.Image

Ju do të jeni shembull në Kosovën që po e ndërtojmë ku do të respektohen vlerat morale, etike e njerëzore të popullatës, ju do të punoni në respektimin e besimeve që ka Kosova, do të punoni për kultivimin e tolerancës në Kosovë”.
Ndërsa drejtori i Medresesë, Ekrem Simnica, në fjalën e tij ndër të tjerat veçoi:
“Nga 1 nëntori 1951 kanë kaluar 56 vjet e tani kemi të regjistruar gjeneratën e 40-të,  me 2350 të diplomuar dhe krejt ky rezultat nuk është bërë pa  mund dhe sakrificë.
Medreseja “Alauddin” në atë kohë ishte në një objekt të vjetër, në vendin e xhamisë së Alauddinit, ku sot është selia e Bashkësisë Islame të Kosovës. Këtu kemi prezent kolegë të cilët edhe sot  punojmë bashkë në këtë institucion, me të cilët  bashkërisht përjetojmë  fillimin e periudhës së ndritur të  medresesë.
Në vitin 1962 kalon nga niveli i shkollës së ultë në atë të mesëm, ndërsa më 1983 kaloi në shkollë katër vjeçare. Medreseja për këto vjet të veprimtarisë së saj të suksesshme shkolloi nxënës  nga Kosova, Maqedonia , Mali i Zi, por edhe nga Bosnja e Hercegovina, shumica e tyre që diplomuan në medrese, vazhduan studimet në vende të ndryshe të botës. Sot ish-nxënësit e medresesë i gjemë të angazhuar në Bashkësinë Islame në të gjitha trojet shqiptare, i hasim si teologë, profesor universiteti, nëpër institucionet e Kosovës, në shkolla, fabrika dhe në vend të tjera, por gjithherë më krenarin e tyre se dikur ishin nxënës së kësaj vatre të arsimit. Suksesi i madh edhe kjo veprimtari e bujshme e shkollës sonë krijuan mundësinë e zgjerimit të medresesë, më 1993 u hap paralelja në Prizren, 1994 në Gjilan, 1997 paralelet e vajzave në Prishtinë dhe Prizren, ku numri i përgjithshëm i nxënësve sot është 690”.
Para të pranishmëve foli edhe një ndër ish-nxënësit e gjeneratave të para tani e sa kohë profesor në medrese Tefik ef. Gashi, i cili evokoi kujtime nga gjeneratat e para të medresesë ku kujtoi me pietet të lartë myderrizët e njohur, hfz. Bajram ef. Aganin, Ahmet ef. Mustafën etj.
Për të pranishmit kori i nxënësve të medresesë dha një program të pasur artistik.

 
< I mėparshmi   Tjetri >