Jeni duke vizituar versionin e vjetėr tė sajtit.
Pėr tė kaluar nė versionin e ri klikoniKĖTU!
Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

16:10. Ai ėshtė qė pėr ju lėshoi nga (lart) qielli ujė, qė prej tij tė keni pėr tė pirė dhe prej tij tė keni bimė qė nė to do t’i kullotni (bagėtinė).

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Donacion per Xhami
Dhuratė pėr pėrsonat e verbėr Kur´ani Shqip nė Alfabetin e Brajlit

Numri i ri

Nr 272
numruesi i vizitoreveSot39
numruesi i vizitoreveDje72
numruesi i vizitoreveKėtė javė377
numruesi i vizitoreveKėtė muaj2136
numruesi i vizitoreveGjithsej477470

Lidhje

Myftiu Tėrnava pritet nga zv/Ministri i Ēėshtjeve tė Fesė i Arabisė Saudite, Abdul Aziz Al- Amar Printoni E-mail


Myftiu i Republikës së Kosovës  Mr.Naim ef.Tërnava, me bashkëpunëtorët, u prit në vizitë zyrtare nga zv/Ministri i Çështjeve të Fesë i Arabisë Saudite, Abdul Aziz Al-Amar, i cili i shprehu mirënjohje dhe falënderim për punën madhore që është duke bërë Myftiu në shërbim të Islamit dhe Kosovës. Myftiu, nga ana e tij, falënderoi autoritetet saudite që kanë ofruar ndihmë për Kosovën në kohën kur më së shumti kishte nevojë për dorën e ndihmës dhe sidomos gjatë kohës së luftës në Kosovë, por edhe në periudhën e emergjencës – ndihma të  shumta për popullatën e Kosovës. Ai theksoi edhe marrëdhëniet e shkëlqyera dhe bashkëpunimin shumë të ngushtë në mes BIK-së dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite dhe premtoi se ky bashkëpunim do të thellohet e zgjerohet: “Ne kemi dorëzuar një Projekt në Ministrinë Tuaj për të ndihmuar në ngritjen e disa xhamive dhe vakëfeve, që do të ndërtojë BIK, sigurisht në bashkëpunim me ju dhe besoj se kjo kërkesë tashmë është aprovuar dhe inshalla, të fillojmë sa më shpejt ndërtimin e 17 xhamive të reja në Kosovë”, - i tha Myftiu Tërnava zv/ Ministrit, Abdul Aziz Al- Amar.

Nga ana e tij Zv/Ministri Al-Amar tha se vendi i tij ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën. “Ne si shtet jemi të përkushtuar që të ndihmojmë e përkrahim Kosovën në forumet dhe organizmat ndërkombëtarë” - tha Zëvendësministri saudit. Ndërkaq, për bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe shtetin e Kosovës, ai tha se do të shohin rrugët më të mira për të bashkëpunuar dhe për të investuar në krijimin e vakëfeve të reja, pa lënë anash fushat e tjera.
Po ashtu, Myftiu Tërnava pati një takim me Dr Salih Husejn el Aid, Sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Lartë për çështje fetare. Gjatë këtij takimi Dr. Salih Husejn el Aid, i konfirmoi  Myftiut Tërnava se projektet për  ndërtimit të xhamive dhe vakëfeve u janë ofruar që nga viti 2008 janë aprovuar. Ai poashtu ka falënderuar Myftiun Tërnava edhe për mënyrën dhe formën e kompletimit të dokumentacionit që është kërkuar nga ky institucion.  Ai ka shtuar  se vendi i tij ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe për Kosovën.  Poashtu në këtë vazhdë Myftiu Tërnava  pati edhe një takim  ku morrin pjesë shumë personalitete  me ndikim në politikën e këtij shteti. Myftiu Tërnava  në këtë takim mbajti fjalën kryesore, kur paraqiti historikun, organizimin, arritjet dhe sfidat e BIK-së dhe të institucioneve të saj. “Ne si Bashkësi Islame, gjatë luftës kemi qenë të dëmtuar rëndë, afro 50% të objekteve tona qenë shkatërruar, mirëpo pas luftës, falë organizimit të mirë të BIK-së, xhematit dhe ndihmës së donatorëve nga vendet arabe, prej të cilave prin Mbretëria e Arabisë Saudite, kemi arritur që t’i sanojmë dëmet e luftës”- ka thënë, ndër të tjera, Myftiu Tërnava. Ai po ashtu ka dhënë një intervistë për Radio Kurani Kerimin, ku prezantoi gjendjen dhe situatën që po kalon Kosova si shtet i ri dhe problemet me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe sfidat që ka përpara.

Myftiu Tërnava me bashkëpunëtorët, pati edhe disa takime me personalitete të rëndësishme, si me drejtorin e Organizatës “El Vakf el Islami”, Muhamed El Kethiri, pastaj me Dr. Abdulhameed Al- Mazrou, zv/Sekretar i përgjithshëm i Zyrës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në organizatën“VAMY”. Një takim më të veçantë patie me Dr. Adil Esh-Shidin, zv/Sekretar i Ligës së Botës Islame, prej të cilit Myftiu Tërnava kërkoi  që të ndikojnë në vendet islame të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës. Në këtë takim u bisedua rreth njohjeve dhe zhvillimeve ekonomike e sociale të Kosovës si shtet i ri dhe atij iu kërkua të bëjë trysni më shumë tek shtetet islam,e që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Myftiu në vazhdën e takimeve zyrtare pati takim me Ibrahim Abdollah Al- Khuzayem, drejtor ekzekutiv i ‘The Islamic Solidary Found”, pastaj një takim vëllazëror  dhe qëndrim në Ambasadën e Republikës së Kosovës, me Ambasadorin Dr. Rexhep Boja, të cilin e uroi për emërimin e tij Ambasadorë në Riad. Vizita  zyrtare dy javore  e delegacionit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës  në  në Arabin Saudite,  ishte e frytshme dhe e suksesshme.

 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!