|
Myftiu Tėrnava priti pėrfaqėsuesit e Medresesė nė konkursin e Turqisė |
|
|
|
Më 7 qershor 2012, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti përfaqësuesit e Medresesë së mesme" Alaudin" të Prishtinës që prezantuan Kosovën në konkursin ndërkombëtar për njohurit në gjuhën arabe, që u mbajt në Bursa të Turqisë.
Myftiu pasi i përgëzoj nxënësit dhe profesorët për rezultatet e arritura në Turqi. "Ju me punën tuaj, me rezultatet tuaja, me pranin tuaj në Turqi në një garë ndërkombëtare keni përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze medresenë dhe Kosovën, si dhe popullin tonë"-tha, ndër të tjerat, Myftiu Tërnava.
Suksesi i juaj është sukses i të gjitha institucioneve të
Bashkësisë Islame të Kosovës dhe i tërë Kosovës. Kryesia e BIK dhe unë
si myftiu ju përgëzoj dhe do ju mbështes në çdo aktivitet tuajin- u tha
myftiu Tërnava, përfaqësuesve të Medresesë.
Përfaqësuesit e medresesë të prirë nga profesori Fadil Hasani falënderuan
Myftiun për pritjen, për përkrahen dhe mbështetjen që u ka dhënë.
|