|
Medreseja e Prishtinës bindshëm fiton në konkursin ndërkombëtar për njohurit në gjuhën arabe
Më 17 maj 2012 në Bursa të Turqisë, organizuar nga Akademia e Stambollit për hulumtime gjuhësore dhe shkencore u mbajt konkursi ndërkombëtar për njohuri në gjuhën arabe, në të cilin morëm pjesë nxënësit e shkollave të mesme nga vendet e Ballkanit. Ky konkurs sivjet u mbajt për të tretën herë dhe organizatori pretendon që ta shëndrroj në konkurs tradicional.
Për të parën herë sivjet në këtë konkurs mori pjesë edhe Kosova, që këtu
u përfaqësua nga nxënësit e përzgjedhur nga klasat e XII të Medresesë
së mesme "Alaudin" të Prishtinës, nën kujdesin e profesorëve të
arabishtes Fadil Hasani e Vahid Haxhiu.
Konkursi u mbajt në këto disiplina: recimit, oratori dhe interpretim të
ilahive, ku garuan përfaqësuesit e medreseve Kosova, Bosnja dhe
Hercegovina, Maqedonia, Serbia (Sanxhaku), Kroacia, Mali i Zi,
Bullgaria, Rumania, dhe Turqia (e cila nuk konkurroi në interpretim të
ilahive).
Konkursi u hap me leximin e një ashereje nga Egzon Ibrahimi - nxënës i
Medresesë “Alaudin” nga Kosova. Garuesit në konkurs u vlerësuan nga
juria profesionale në përbërje të profesorëve nga Turqia e Arabia
Saudite.
Në një konkurrencë të fortë përfaqësuesit e Medresesë së mesme "Alaudin"
bindshëm dolën më të mirët, duke zënë në dy kategori vendin e parë,
ndërsa në një vendin e dytë. Rezultati i arritur në Bursa, përveç që
është një tregues i suksesit në arenën ndërkombëtare dhe atë në një
konkurrencë të fortë, është tregues më i mirë për punën që bëhet në
medresetë tona.
Përfaqësuesit nga medreseja e Prishtinës në kategorinë e interpretimit
të ilahive, të prirë nga Egzon Ibrahimin, i cili shoqërohej edhe nga
Xhevdet Rizahut, Sumeja Hashani dhe Gentiana Sadiku, zuri vendin e
parë.
Vendin e parë e zuri edhe Aid Musliu në kategorinë e oratorisë, ndërsa në recitim Besa Kqiku zuri vendin e dytë.
Garuesit kosovar për paraqitjen e shkëlqyer dhe në bazë të fitimit të 2
vendeve të para fitoi shpërblimin për të shkuar në umre. Vendet e dyta
fituan nga një iPad, kurse ato të treta fituan nga një iPhone.
Gjatë qëndrimit në Bursa e Stamboll përfaqësuesit e Medresesë vizituan
vende dhe monumente historike në Yëldërëm dhe falën namazin e xhumasë,
pastaj në vet qytetin e Bursës, vizituan Jeshil Xhaminë etj.
Nxënësit që përfaqësuan Medresenë "Alaudin" në konkursin ndërkombëtar në Turqi:
1. Aid Musliu – Hitabe (oratori) – Hutben e Omer Bin Abdul Azizit
2. Besa Kqiku – Poezi (recitim) - poezinë بك أستجير , Ali El- Budevijj
3. Egzon Ibrahimi – Solist kryesor në Ilahi, me Ilahin يا نبي سلام عليك
4. Sumeja Hashani – Ilahi
5. Gentiana Sadiku – Ilahi, dhe
6. Xhevdet Rizahu – Ilahi.
|