|
Pėrurohet xhamia nė Siqevė |
|
|
|
Më 11 maj 2012 në Siqevë (Klinë) në mënyrë solemne u bë përurimi i xhamisë së re të ndërtuar me kontributin e fshatërve të këtij fshati. Në këtë solemnitet mori pjesë Myftiu i Republikës së Kosovës Mr. Naim ef Tërnava me bashkëpunëtorë, kryetari i KBI të Klinës Kadri ef Berisha, ish kryetari i KBI-së Klinë . Ali ef. Gashi. Pas namazit të xhumasë në këndimin e tekbireve u bë prerja e shiritit të xhamisë.
Myftiu Tërnava duke i përgëzuar xhematin për këtë vepër humane dhe
këtë xhami tha se vetëm ata që kanë besimin ndërtojnë dhe ngrisin
xhamia. Këtë xhami e zbukuron xhemati, deri tash keni pasur një vakum
tashmë keni një adresë, xhamia e fshatit Siqevë vend ku tuboheni për ta
adhuruar Allahun xh.sh. Serbët BIK gjatë luftës së fundit ia kanë djegur
218 xhami, mes tyre xhami të shek. XV, XVI, XVII dhe falënderoj Allahun
që të gjitha këto xhami i kemi renovu dhe kemi ndërtuar edhe afro 400
xhami të reja, mirëpo kemi nevojë edhe për më shumë xhami sepse
popullata e Kosovës edhe zyrtarisht u deklaruan se është 98% e
shqiptarëve janë të besimit mysliman dhe vetëm në luftën e fundit kemi
37 hoxhallarë të rënë shehid me pushkë në dorë, por kemi edhe shumë
njerëz që s’dimë për fatin e tyre. Ne si BIK pas luftës kemi qenë
implementues e 43 shkollave, kemi ndihmu nevojtarët, kemi ngritur
çerdhe, ndërtojmë rrugë, shtëpi e veshmbathje, spitali i Vushtrrisë ka
kushtuar 5 milionë dollarë etj.etj. Myftiu në fund iu uroi për këtë
xhami dhe u lut për mirëqenien dhe begatin e këtij vendi. Kryetari i
KBI në Klinë Kadri ef.Berisha duke folur para xhematit u uroi për
xhaminë re duke thënë se kjo është një ditë e madhe për komunën e
Klinës e në veçanti për i fshatin Siqevë i cili tha pas shumë
vështirësive arritëm që së bashku ta shtojmë edhe një xhami në Komunën
tonë e cila ka vetëm pesë xhami, dhe lusim Zotin që edhe fshatrat tjera
të marrin hapin e Siqevës dhe të ngrisin xhami ngase kjo është tejet e
nevojshme për rrethinën tonë ngase numri i xhematlinjeve është në
rritje e sipër.
Xhamia e fshatit Siqevë është ndërtuar më 1936 nga fshatarët dhe ishte
regjistruar si mejtep për mësim besimin e nxënësve si dhe ka shërbyer
për faljen e namazeve deri në luftën e fundit kur pushtuesi barbar
serb e dogji të tërin. Në udhëheqjen e Sinan Deskut (axha Sinan) pas
luftës organizoi përsëri fshatin dhe mblodhën mjete dhe ndërtuan këtë
xhami. Më 2010 u ndërtua xhamia e fshatit dhe për herë të parë u falën
pesë kohët, bajramet dhe në ramazan në këtë xhami falen 5 kohët e
namazit.
|