|
Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë-
Bashkësitë islame shqiptare takim pune në Prishtinë

Përfaqësues të tri bashkësive fetare islame në trevat shqiptare, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, me dt. 8 Maj 2012, kanë zhvilluar mbledhjen e radhës të përbashkët në selinë e Kryesisë së Bashkësinë Islame të Kosovës në Prishtinë, në lidhje me aktivitetet që do të organizojnë këto bashkësi me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë gjatë vitit 2012.
Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësuesit e Bashkësisë
Islame të Maqedonisë, si dhe përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të
Shqipërisë në takimin paraardhës zhvilluar në Tiranë kanë ngritur
gjithashtu një Këshill Organizativ, i cili do të merret me organizimin e
punëve, projekteve dhe aktiviteteve që komunitetet fetare do të
zhvillojnë në këtë vit jubilar. Këshilli Organizativ përbëhet nga: Ali
Zaimi, Kancelar i KMSH-së, Resul Rexhepi, Sekretar i përgjithshëm i BIK,
Afrim Tahiri, Sekretar i përgjithshëm i BIM, si dhe dy anëtarë të
tjerë nga secila bashkësi. Ky këshill do të drejtohet nga z. Ali Zaimi, i
cili u propozua nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe u miratua nga i
gjithë Këshilli.
Në takim u diskut për përgatitje që janë bërë deri më tani nga tri
komunitet . Trupi punues diskutoj edhe për formatin e konferencës, temën
bosht, moton, si dhe kohen dhe vendin e mbajtës së konferencës. Trupi
punues vlerësoi se përgatitej për konferencën janë në dinamikën e
paraparë. Trupi po ashtu miratoi dinamikën e punës deri në takimin e
radhës që prit të mbahet në Shkup.
Në Prishtinë të tri delegacionet janë pritur nga Myftiu i Kosovës, Mr.
Naim ef. Tërnava, i cili ka vlerësuar punën e këtij komisioni, duke
theksuar edhe mbështetjen e tij për çdo aktivitet të përbashkët të
bashkësive islame shqiptare në rajon. Delegacionet kanë vizituar
gjithashtu edhe Fakultetin e Shkencave Islame të Prishtinës, ku janë
pritur nga dekani i këtij fakulteti Dr. Qazim Qazimi, i cili i ka njohur
ata me fakultetin, duke i prezantuar punën dhe veprimtarinë akademike
të zhvilluar në këtë qendër islame të dijeve.
|