Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

11:102. Ja, kėshtu ėshtė ndėshkimi i Zotit tėnd, kur dėnon vendet qė janė zullumqare. Vėrtet, ndėshkimi i Tij ėshtė i dhembshėm, e i ashpėr.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Myftiu Tėrnava priti njė delegacion nga Banka Islame pėr Zhvillim Printoni E-mail

Prishtinë, 27 prill 2012


Myftiu i Kosovës, Mr. Nim Tërnava sot prit një delegacion nga Banka Islame për Zhvillim i cili po viziton Kosovën. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunim me Kosovën në fusha të ndryshme e në veçanti në financimin e projekteve nga Banka Islame në fushën e arsimit shëndetësisë dhe infrastrukturës.

Myftiu Tërnava falënderoi delegacionin për vizitën dhe i njoftoi ata mbi ecurinë dhe nevojat e Bashkësisë Islame të Kosovës me theks të veçantë në fushën e arsimit dhe investimeve në vakëfe. Gjithashtu, Myftiu edhe njëherë falenderoi  për investimin në ndërtimin e   selisë  së Këshillit të Bashkësisë Islame të Obiliqit dhe kërkoi që të vazhdojnë edhe  në komunat tjera.
Delegacioni i Bankës falënderoi Myftiun për kohën edhe pritjen dhe shprehu gatishmërinë e plotë që edhe në të ardhmen të ndihmojnë në zhvillimin e infrastrukturës së Bashkësisë Islame në Kosovë dhe ftuan Myftiun Tërnava për vizitë në selinë e Bankës Islame për Zhvillim.

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!