Jeni duke vizituar versionin e vjetėr tė sajtit.
Pėr tė kaluar nė versionin e ri klikoniKĖTU!
Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

42:53. Nė rrugėn e All-llahut, tė cilit i takon ēka ka nė qiej dhe ēka ka nė tokė, e ta dini se tė gjitha ēėshtjet janė me vullnetin e All-llahut.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Donacion per Xhami
Dhuratė pėr pėrsonat e verbėr Kur´ani Shqip nė Alfabetin e Brajlit

Numri i ri

Nr 272
numruesi i vizitoreveSot63
numruesi i vizitoreveDje82
numruesi i vizitoreveKėtė javė145
numruesi i vizitoreveKėtė muaj1904
numruesi i vizitoreveGjithsej477238

Lidhje

Ēyshku sė shpejti me xhami Printoni E-mail

Prishtinë, 25 prill 2012


Të mërkurën, para namazit të drekës në një manifestim rasti në fshatin Çyshk të Pejës nisi ndërtimi i xhamisë, ku përpos banorëve të Çyshkut e rrethinës qe i pranishëm edhe Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga sekretari i Kryesisë, Resul ef. Rexhepi dhe Nexhmdin Hoxhaj -anëtar i Kryesisë së BIK. Të pranishëm qenë edhe Xhafer Demaj nga Kuvendi Komunal i Pejës, dr. Abdurrezak Edib nga Shoqata "Al Vakf", Udhëheqësit e Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës më në krye Musli ef. Arifaj-kryetar, si dhe përfaqësues të fshatit.

Nevoja për xhami në Çyshk ka qenë e kamotshme, madje për këtë qëllim familja Shala që një kohë ka dhuruar 10 ari trual për xhaminë. Falë angazhimit të Këshillit të BI së Pejës dhe Myftiut Tërnava ndërtimin e xhamisë në këtë fshat e mori përsipër Shoqata "Al-Vakf" nga Arabia Saudite - misioni në Kosovë.
Duke ju drejtuar të pranishmëve të mbledhur në këtë manifestim, Myftiu Tërnava pasi përgëzoj vendasit dhe falënderoj donatorin, Kuvendin Komunal dhe familjen Shala, fillimisht tha se ndihet i privilegjuar që është sot në mesin e besimtarëve të Çyshkut.
"Të nderuar të pranishëm, për të ardhur deri tek kjo ditë që jemi sot është dhënë shumë nga populli ynë, sot këtu jemi për të nisur ndërtimin e xhamisë, e cila -me ndihëm e Zotit- së shpejti do jetë në dispozicion të besimtarëve të kësaj ane, për ta adhuruar Zotin në të.  Mirëpo, me  këtë rast duhet kujtuar të gjitha ata që kanë rënë për lirinë e vendit. Sot, ne këtu kujtojmë dëshmorët dhe viktimat që ka dhënë Çyshku, andaj duhet ditur se gjaku i tyre po shpërblehet me jetësimin e amanetit të tyre"- tha ndër të tjerat Myftiu Tërnava.
Përshëndetën e falënderuan edhe kryetari i KBI së Pejës, Musli Arifaj, përfaqësuesi nga komuna Xhafer Dema, Dr. Abdurrezak  Edib nga shoqata "Al-Vakf", si dhe imami Nexhemdin Hoxha - xhamia e të cilit mbulon këtë territor deri në ndërtimin e xhamisë këtu.

 

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!