|
Nė Skenderaj tė kthehen nxėnėset me shami nė bankat e shkollės |
|
|
|
Prishtinë, 3 tetor 2007 Myftiu Tërnava në takim me kryeadministratorin Ruecker Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnva ka takuar sot në Prishtinë shefin e UNMIK-it Joachim Ruecker. Në takim Myftiu Tërnava i ka kërkuar Kryeadministratorit Ruecker që të përdor autoritetin dhe kompetencat e tij që ti kthej në shkollë nxënëset e përjashtuar nga shkollat e mesme të Skenderajt. Myftiu Tërnava me këtë rast tha se nuk ka as një arsye që nxënësve vetëm pse bartin shami tu mohohet e drejta e shkollimit, një veprim të tillë të marrë nga drejtorët e shkollave, përgjegjësit e arsimit të Skenderajt dhe Ministria e Arsimit, Myftiu e ka quajtur jo kushtetues, jo ligjor dhe si të tillë të papranueshëm për një shoqëri demokratike. Kryeadministratori Ruecker i premtoi myftiut Tërnava që këtë çështje do ta bisedojë me kryeministrin dhe ministrin e arsimit.
|