Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

26:181. Plotėsoni matjen, e mos u bėni prej atyre qė lėnė mangu!

Myftiu Tėrnava nė vizitė tek mėrgata shqiptare nė Zvicėr Printoni E-mail

Ne kemi nevojë për integrim në Evropë, po jo për asimilim - Prania jonë në Evropë duhet të jetë me një identitet tonin të konsoliduar.

ImageMe ftesë të Bashkësisë Islame në Zvicër, respektivisht me ftesë të kryetarit të saj Rexhail Haziri, Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërnava,  i shoqëruar   nga Ahmet Sadriu- shef për veprimtari botuese në Kryesinë e BI nga 22 – 25 shtator 2007 qëndroi për vizitë në Zvicër.
 Ata vizituan shumë qendra islame të mërgimtarëve tanë atje.

Fillimisht Myftiu Tërnava, më  22 shtator,  në qytetin e Winthertur-it, ku ishte organizuar një tribunë, mbajti  ligjëratë me temën “Islami – Kurani shërim i shpirtit dhe zemrës”.

Në takimet që pati me udhëheqësit e qendrave islame shqiptare, Myftiu Tërnava u njoh me punën, rezultatet, të arriturat si dhe sfidat që kanë në organizimin e veprimtarive të ndryshme në diasporë.


Ndërsa në takime që ka realizuar me mërgimtarët tanë nëpër xhami e qendra të ndryshme islame shqiptare, Myftiu Tërnava ka falënderuar dhe ka çmuar kontributin e mërgatës kosovare për vendlindjen - Kosovën që nga vitet ‘70 të shekulli të shkuar e këndej, dhe sidomos kontributin e mërgatës shqiptare gjatë viteve ‘90 kur gjendja ekonomike e Kosovës ishte e rëndë pas suspendimit të autonomisë së Kosovës nga Serbia e Milosheviçit, dhe për ndihmat dhënë për luftën e Kosovës.
Ishte kontributi  juaj që mbajti gjallë Kosovën ekonomikisht, financoi arsimin, shëndetësinë dhe jetën institucionale karshi një okupimi të egër.Image

“Kosova nuk harron kontributin e mërgatës për luftën si në aspektin organizativ, dhe në atë financiar. Mërgimtarët  tanë, kudo, nuk kursyen asgjë për të ndihmuar çlirimin e Kosovës; nuk kursyen as mjetet financiare që me mund të madh i fitojnë; nuk kursyen as dijen e tyre kudo u paraqitën si ambasadorë të vërtet; nuk kursyen as bijtë më të mirë të tyre vetëm e vetëm që ta kenë atdheun të lirë. Kjo do të thotë shumë, kjo do të thotë që njerëzit tanë, edhe pse në diasporë, ndjenjën për vendlindje -  ndjenjën për atdhe, e kanë parësore.”  
Myftiu njoftoi mërgatën që edhe tash Kosova ka nevojë për ndihmën dhe kontributin e tyre. “ Tani – theksoi ai, - Kosovës i duhet ndihma juaj në investime. Ne presim që përvojat e marra këtu, t’i bartni në Kosovë, dhe kështu t’i hapni një perspektivë popullatës së Kosovës.  Tashmë kemi disa raste që kanë investuar me sukses dhe kanë mbërri rezultate të mira e inkurajuese”.
Në takimet që pati Myftiu me mërgimtarët tanë në bashkëbisedim me ta, një vëmendje të posaçme i kushtoi organizimit të mërgatës sonë në kuadër të qendrave islame. Me këtë rast Myftiu u shpreh se duhet të kihet kujdes që të ruhet tradita, gjuha, feja dhe identiteti ynë. “Ne kemi nevojë për integrim në Evropë, po jo për asimilim. Prania jonë në Evropë duhet të jetë me një identitet tonin të konsoliduar e jo duke devijuar.” – tha ai.
 Myftiu u angazhua që pranë çdo xhamie të komuniteti shqiptar të organizohet mësimi plotësues në gjuhën shqipe. “Është e dhimbshme, - theksoi ai, - kur fëmijët tanë nuk dinë abc-në e shqipes, është obligim yni që fëmijët tanë, krahas shkollimit të rregullt që ndjekin nëpër shkollat zvicerane, të ndjekin edhe mësimin plotësues në gjuhën shqipe, ku do të njiheshin me gjuhën, historinë dhe traditën e popullit dhe vendit tonë”.
Gjithashtu Myftiu potencoi edhe rëndësinë që ka mbajtja e mësimbesimit nëpër xhamitë e qendrat islame. “Vetëm kështu mund të krenohemi si edhe deri tash me mërgatën tonë” – tha ai.
 Myftiu ka përgëzuar organizimin e mërgatës sonë për punën që ka bërë në themelimin e qendrave islame shqiptare në diasporë. “Me punën tuaj keni bërë që në Zvicër të jeni të organizuar dhe të kultivoni fort ndenjat e fesë, traditës e atdhe dashurisë – ka theksuar ai. - Me punë tuaj sot i keni pika orientimi këto qendra e xhami, ku përveçqë kryeni urdhrat e Zotit, takoheni e njiheni në mes jush,  ruani edhe këtu frymën e vendlindjes suaj”.Image

Në të gjitha takime që pati, Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës që të jetë sa më afër mërgimtarëve. “Jam këtu që të shpreh gatishmërinë time dhe të Bashkësisë Islame për të ndihmuar mërgatën këtu dhe në vende të tjera. Ne, në koordinim me ju, do të shohim mundësinë e dërgimit të kuadrit, shtypit dhe të ndihmave të tjera të nevojshme.
“Ne  nuk jemi këtu që të sjellim huti në mes besimtarëve, jemi që të ndihmojmë në unifikimin  dhe ofrimin e besimtarëve tanë.
Ne si bashkësi, jemi thellësitë të interesuar që veprimet tona t’i bashkërendojmë edhe me bashkësitë tjera islame, posaçërisht me Bashkësinë Islame të Maqedonisë, që bashkërisht të jemi sa më afër jush.
 Ndarjet nuk i duhen askujt e më së paku neve si besimtarë. Xhamitë janë vend i bashkimit, vend i uniteti dhe vend i mirëkuptim në mes njerëzve. Ky është misioni i xhamisë e jo sjellja e hutisë dhe e përçarjes.
 “Shpresoj që me ndihmën e Zotit dhe me gatishmërinë tuaj, çdo gjë do të jetë si duhet dhe në qendrat tuaja do të ketë aktivitete që e begatojnë jetën fetare e kombëtare, ngase për këtë kemi më së shumti nevojë ju dhe ne” – përfundoi Myftiu.Image

Gjatë qëndrimin në Zvicër, në takimet që pati me përfaqësuesit e qendrave islame shqiptare, Myftiu u shpreh për një organizim më të mirë të qendrave në nivel federal. Ai përmendin organizmin e mirëfilltë institucional të besimtarëve tanë në një bashkësi islame në nivel federal për Zvicër, ku do të organizohej më mirë jeta fetare dhe aktiviteti kombëtar e fetar në këtë shtet. Për të mbërritur këtë organizim, Myftiu tha se, përveçë duhet vullnet dhe sakrificë, duhet edhe një koordinim i mirë me bashkësitë islame, si me atë të Kosovës, ashtu edhe me atë të Maqedonisë, përse myftiu u shpreh se nuk do të mungojë bashkëpunimi.
Gjatë qëndrimit në Zvicër Myftiu u interesuar të mësonte edhe për rregullimin e marrëdhënieve të shtetit zviceran me komunitetet fetare. Udhëheqësit e qendrave islame e njoftuan Myftiun se shteti zviceran ka një politikë parimore me komunitetet fetare.
Me këtë rast duhet theksuar se Myftiu çmoi lart politikën e shtetit zviceran në raport me fetë dhe atë e konsideroi si një model të mirë edhe për shtetet e tjera.

ImageMyftiu gjatë qëndrimin në Zvicër, në shumë xhami mbajti vaze, derse e ligjërata, të cilat u përcollën me shumë interesim nga besimtarët  tanë, çka do të thotë që diasporës i duhet kushtuar një kujdes më i madh institucional.
Edhe interesimi i medieve për  vizitën e Myftiut ishe i theksuar. Këtu duhet përmendur biseda e myftiut për emisionin e diasporës që emitohet në RTK.
Në fund, të theksojmë edhe këtë se Myftiu Tërnava i falënderoi të gjithë imamët dhe kryesitë e xhamive për organizimin e vizitës  dhe pritjen që iu bë në Zvicër.

 
< I mėparshmi   Tjetri >