|
Konferenca e 6 internacionale pėr kooperim kulturor tė tė Rinjve Mysliman |
|
|
|
Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës edhe në këtë vit mori pjesë në konferencën e gjashtë për të rinj "International Conference of Muslim Youth Cultural Coorperation-Konferenca ndërkombëtar për bashkëpunimin kulturor të të Rinjve Mysliman" e cila u mbajt në Stamboll të Turqisë organizuar nga Inernational Youth Forum (IYFO). Temë diskutimi e kësaj konference qe "Zhvillimi në botën Islame dhe rininë e saj". Konferenca zgjati dy ditë 20-21 dhjetor 2011.
Departamenti i të Rinjve në këtë konferencë u përfaqësua nga Mr. Fitim
Gashi-udhëheqës i Departamentit, i cili mbajt edhe një fjalë ku
paraqiti vizionin, objektivat, misionin dhe aktivitetet e Departamentit.
Z. Gashi në vazhdim të fjalës së ti u përqendrua tek tema boshte e
konferencës.
Gjatë qëndrimin në Stamboll, z. Gashi zhvilloi edhe disa takime me
përfaqësues të të rinjve nga vendet e ndryshme islame si Egjipti,
Jemeni, Iraku, Libia etj.. Ndër takimet e mbajtura ishte edhe ai me Z.
Muhamed Musa Budak- kryetar i IYFO.
Përveç, këtyre takimeve përfaqësuesi nga Departamenti pati edhe disa prononcime për media turke.
|