|
Konferencė ndėrkombėtare nė Malajzi |
|
|
|
Më 28-31 tetor 2011, në ishullin Langkawi të Malajzisë është mbajtur konferenca ndërkombëtare me titull ‘Islamic Economics and Finance: 'Wakaf, Zakat and Sadaqah as Community Empowerment and Strategies for the Economic Transformation of The Ummah' (Ekonomia dhe Financat Islame: vakafi, Zekati dhe Sadakaja si fuqizim i komunitetit për një transformim ekonomik te Ummetit’
Konferenca ishte organizuar nga Universiteti Insaniah te Malajzisë dhe
IRTI (Instituti për Hulumtime dhe Trajnime) nga Xhiddeh, Arabia Saudite.
Konferenca ishte e nivelit të lartë me më shumë se 250 pjesëmarrës nga
shumë shtete të botës. Bashkësia Islame e Kosovës është përfaqësuar nga
Dr. Islam Hasani me temën “Economic Challenges and state of Waqf
Institutions in Kosovo: (Sfidat Ekonomike dhe Gjendja e institucionit te
vakafit në Kosovë).

Në konferencë ishin të pranishëm edhe ish-Kryeministri i Malajzisë, Dr.
Mahathir Muhammad dhe Drejtori gjeneral i Bankës Islame për Zhvillim me
seli në Xhidde, Dr. Ahmed Mohamed Ali Al-Madani, të cilët edhe mbajtën
nga një fjalim shumë domethënëse dhe inkurajues në lidhje me temën dhe
organizimin e konferencës. Në mesin e penalistëve kishte njerëz me
përvojë të gjatë në lëmin e ekonomisë dhe bankimit Islam si dhe
organizimin e vakëfeve në vende të ndryshme.
|