Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

52:23. Aty njėri-tjetrit ia zgjasin gotėn, aty nuk ka fjalė tė kota e as mėkat.

Myftiu Tėrnava priti njė delegacion tė Unionit Ndėr-Parlamentar tė Britanisė sė Madhe Printoni E-mail

Prishtinë, 16 nëntor 2011

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në takim një delegacion të përbërë nga deputetë të Unionit Ndër-Parlamentar të Britanisë së Madhe, të kryesuar nga Lord Bowness.
Myftiu Tërnava, pasi ka falënderuar deputet për vizitën në Bashkësinë Islame të Kosovës, tha se populli i Kosovës është mirënjohës për angazhimin dhe kontributin e Britanisë së Madhe për Kosovën.

 


Myftiu, gjithashtu, i njohu parlamentarët e Britanisë edhe me historikun, arritjet dhe sfidat e Bashkësisë Islame të Kosovës. Po ashtu, Myftiu i njohu mysafirët me angazhimin dhe përkushtimin e Bashkësisë Islame të Kosovës për kultivimin e tolerancës e mirëkuptimin ndërfetar.
Në emër të delegacionit të deputetëve të Unionit Ndër-Parlamentar të Britanisë së Madhe, Lord Bowness, pas falënderimit që i bëri Myftiut për pritjen, vlerësoj lart angazhimin e myftiut dhe të Bashkësisë Islame për paqe, tolerancë e mirëkuptim në mes komuniteteve fetare të Kosovës.
Po ashtu Lordi Bowness tha se edhe në të ardhmen Britania e Madhe do të mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve në organizmat ndërkombëtar.

 

 
< I mėparshmi   Tjetri >