|
Prishtinë, 3 nëntor 2011
Dita e parë e Kurban – Bajramit - të dielën më 6 nëntor 2011
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se Dita e parë e festës së Kurban - Bajramit është të dielën më 6 nëntor 2011.
Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban- Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e Madhe) në Prishtinë.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban - Bajramit duke e lutur Zotin që t’i pranoj haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona.
Me fat festa e Kurban –Bajramit!
|