Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

37:157. Silleni pra, librin tuaj, nėse ėshtė si thoni ju!

Presidenti bullgar shtroi iftar pėr krerėt e bashkėsive islame tė Ballkanit Printoni E-mail
Sofje 

ImageTë premten më 28 shtator 2007, në kryeqytetin e Bullgarisë në Sofje, presidenti bullgar Georgi Prvanon, për nder të udhëheqësve fetar të Ballkanit shtroi iftar në Pallatin presidencial.
Në iftar qenë të pranishëm udhëheqësit më të larët të Bashkësive Islame  nga shtetet ballkanike si kryetari i DIJANET-it, Prof. Dr. Ali Bardakoglu, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, kryetari i Bashkësisë Islame të Shqipërisë, haxhi Selim Muça, reisi i Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, Reisi i Malit të Zi, Rifat  Fejziq, pastaj myftiu i Bullgarisë  si dhe përfaqësues të bashkësive islame nga shtete tjera.
Në iftarin e shtruar nga presidenti bullgar qenë të pranishëm edhe ambasadorët e vendeve myslimane të akredituar në Sofje. Pas iftari të pranishëm patën takime të niveleve të ndryshme .
Është hera e parë që një president shteti jo mysliman tubon në iftar krerët e Bashkësive Islame të rajonit.

 
< I mėparshmi   Tjetri >