| Me rastin e shėnimit tė Betejės sė Bedrit |
|
|
|
Kryesia e BI shtroi iftar tradicional me udhëheqësit e Këshillave vendor të BI dhe nëpunësit e institucioneve të BI Prishtinë, 28 shtator 2007
Në këtë iftar që u shtrua në restorantin e Medresesë së mesme “Alaudin” të Prishtinës qenë të pranishëm rreth 200 pjesëmarrës. Të pranishmëve mirëseardhje u shprehu kryeimami i BI të Kosovës, Sabri ef. Bajgora, ndërsa me një fjalë rasti iu drejtua zv/kryetari i Kryesisë së BI-së Ahmet ef. Sadiu, i cili pasi që i përshëndetin të pranishmin në emër të myftiut Naim Tërnava i cili për shkak të angazhimit jashtë shteti nuk qe i pranishëm në iftar, Ahmet efendiu tha: “Të nderuar efendilerë u dëshiroj mirëseardhje në iftar që tashmë është tradicional që e organizon me rastin e Natës së Bedrit, Kryesia e BI të Kosovës. Ky iftar është një rast që të takohemi, të bisedojmë e të shijojmë se si po kalojmë me këtë muaj të madhërueshëm. Gjithashtu është rast i mirë që të bisedojmë se si po zhvillohet në terren aktiviteti i organizuar nga Kryesia e BI të Kosovës dhe aktiviteti i organizuar nga këshillat vendor. Prandaj unë ju dëshiroj që të kaloni një iftar të mirë, dhe pres nga ju që aktiviteti në terren në këto 10 netët e fundit të Ramazani të jetë edhe më dinamik e më i përkushtuar. Kështu prezantimi ynë të jetë sa më e denjat si para xhematit ashtu edhe në organizime të ndryshme si tribuna e posaçërisht në media, ku besimtarëve tu bëjmë me dije se ky muaj është muaj i mëshirës dhe solidaritetit. ![]() Të nderuar efendilerë një vëmendje të posaçme këto ditë që na kanë mbetur nga ky muaj duhet kushtuar që besimtarëve tanë tu bëjmë me dije që të kryen obligime ndaj institucioni të BI siç është zeqati dhe sadakatul - fitri. Për këtë ne nuk duhet që të ngurrojmë, sidomos në këto 10 netë të kërkojmë prej tyre që zeqati dhe sadakatul - fitri ta ketë destinimin si deri më tash në mbështetje të institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës, siç është Medreseja dhe Fakulteti i studimeve islame”. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|