Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

72:24. Derisa kur ta shohin atė qė u premtohet, atėherė do tė kuptojnė se kush ėshtė mė i dobėt nė ndihmė dhe mė i vogėl nė numėr.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Urimi i Myftiut tė Kosovės, Mr. Naim Tėrnava pėr Ramazan Printoni E-mail
Prishtinë, 31 korrik 2011

Urimi i Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava për besimtarët dhe qytetarët e Kosovës me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Të nderuar besimtarë!
Vëllezër e motra!
Të nderuar qytetarë të Kosovës

Nesër, besimtarët myslimanë nisin agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, ndaj kam nderin, kënaqësinë e privilegjin që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar tek Zoti ynë.

Muaji i Ramazanit ėshtė muaj nė tė cilin zbriti Kurani, muaj i kultivimit tė mėshirės, tė solidaritetit, tė faljes e pendimit. Po ashtu ky muaj ngėrthen nė vete bereqetin, mirėsinė afėrsinė, bujarin e kujdesin pėr njėri tjetrin. Agjėrimi i muajit tė madhėruar tė Ramazanit ėshtė urdhėr nga Allahu xh.sh. dhe si i tillė ėshtė njė prej ibadeteve mė madhėshtore tė cilin besimtarėt me vullnet, devotshmėri e sinqeritet e kryejnė pėr hir tė Allahut xh.sh. Pėr agjėrimin, Allahu i Gjithmėshirshėm nė Kuran, thotė: “Muaji i Ramazanit ėshtė muaji nė tė cilin zbriti Kurani, qė ėshtė udhėrrėfyes pėr njerėz dhe sqarues i rrugės sė drejtė dhe dallues i tė vėrtetės nga gėnjeshtra, kush nga ju qė arrin kėtė muaj le ta agjėroj ”. (El-Bekare, 185). Agjėrimi i Ramazanit besimtarit i ofron vlerat e dashurisė, respektit, bamirėsisė, flijimit e sinqeritetit, ngase ai e bėnė njeriun mė tė dashur, mė fisnik, mė human, mė tė afėrm e mė mirėnjohės ndaj Krijuesit tė Gjithėsisė. Edhe gjatė kėtij muaji tė bekuar, besimtarėt tanė tė mbėshtetur nė mėsimet kuranore do tė jenė shembull pėr bindje, pėrkushtim, adhurim, durim, moral, dashuri, mėshirė, sakrificė, tolerancė e paqe. Njė besimtarė qė i zbaton kėto parime nė jetėn e tij, ėshtė njeri i sjellshėm, modest, i drejtė i besueshėm dhe me tė cilin ėshtė e lehtė tė krijohen marrėdhėnie tė mira. E ky ėshtė njė nga qėllimet e agjėrimit, qė tė edukoj e fisnikėroj sė pari njeriun, familjen, rrethin e shoqėrinė. Tė nderuar besimtarė! Edhe 12 vjet pas luftės Kosova edhe mė ėshtė duke dhėnė shehid - dėshmor pėr realizimin e plot tė sovranitetit tė sajė, ndaj ne si shoqėri e shtet kemi nevojė pėr mėsimet e Ramazanit, e posaēėrisht pėr urtėsinė e agjėrimit, tani mė shumė se kurrė na duhet uniteti, pėrkushtimi e bashkimi pėr realizimin e tė drejtės sonė tė plotė pėr vendin tanė. Kėrkoj nga tė gjithė faktorėt, institucionet politike e jo politike qė tė ruajn unitetin veprues pėr realizmin dhe jetėsimin e sovranitetit e integritetit tonė shtetėrorė tė plotė. Pėr kėtė na obligon gjaku dhe amaneti i shehidve-dėshmorėve. Vėllezėr e motra! Me lejoni qė edhe njėherė, me rastin e fillimit tė muajit tė bekuar tė Ramazanit t’ju shpreh urimet dhe pėrgėzimet e mia mė tė mira tė gjithė besimtarėve tė besimit Islam brenda trojeve tona etnike dhe mergatėn tonė, duke e lutur tė Madhin Zot qė tė na pranojė agjėrimin, veprat tona te mira, namazin, sadakanė dhe ibadetin tonė. Amin! Myftiu i Kosovės Mr. Naim Tėrnava
 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!