|
Myftiu Tėrnava u prit nė iftar nga Shefja e Misionit tė Zyres Amerikane nė Prishtinė, Tina Kaidanow |
|
|
Prishtinë, 21 shtator 2007
Shefja e Zyres Amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanow priti anëtar të Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e iftarit të organizuar nga Sektori për Marrëdhënie Publike të premten, me 21 shtator. Në mesin e mysafirëve ishin Muftiu Naim Tërnava, shefi i kabinetit të tij Ejup Ramadani, anëtar të Fakultetit për Studime Islamike dhe përfaqësues të Këshillit të BI-së të Prishtinës. Gjatë fjalimit të tij të dhënë para fillimit të darkës, Mufti Ternava theksoi marrëdhënien e fuqishme ndërmjet Zyres Amerikane dhe Bashkësisë Islame të Kosovës, posaqërisht duke e përmendur vizitën e tij në Washington dhe pritjen e ngrohtë që i është bërë gjatë kësaj vizite në Departamentin e Shtetit, në mars të vitit të kaluar. Shefja e Zyres Amerikane në Prishtinë poashtu tha disa fjalë me këtë rast.
|