Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

16:98. Kur tė lexosh Kur’anin, kėrko mbrojtjen e All-llahut prej djallit tė mallkuar.

Myftiu Tėrnava priti nė takim njohės komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ksavier Bu dė Marnak Printoni E-mail
Prishtinë,12 shtator 2007

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava priti sot në takim njohës në selinë e Kryesisë së BI komandantin e KFOR-it gjeneralin francez  Ksavier Bu dë Marnak.Image
 Pas takim gjenerali Ksavier Bu dë Marnak u shpreh: “Kam ardhur këtu që të vizitoj mikun tim Myftiun Tërnava, e di që sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë besimtarët në Kosovës -fillimi i Ramazanit.
Më këtë kam dashtë të tregoj vendosshmërinë e KFOR-it  për ruajtjen e stabilitet e qetësisë në Kosovë. Për këtë ne mbështetemi edhe në ngërzit e vullnetit të mirë”
Gjanerali Ksavier Bu dë Marnak në fund u ka uruar të gjithë besimtarëve të Kosovës fillimin e muajit të Ramazanit.

Ndërsa Myftiu Tërnava, pasi ka falënderuar gjeneralin për vizitën dhe  urimin  për fillimin e muajit të Ramazanit tha:
“Në bisedë  me gjeneralin shprehëm gatishmërinë e dyanshme për  vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në mes  Bashkësisë Islame dhe KFOR-it.
Biseduam edhe për angazhimet e dyanshme  që të japim një kontribut për një mirëqenie të përgjithshme në Kosovë, duke pasuar gjithherë ndenjën për një siguri të përgjithshme si dhe për afrimin e njerëzve.
Vend të rëndësishëm në bisedën tonë pati edhe vazhdimi i kultivimit të tolerancës  e para së gjithash angazhimi për krijimin e një ambienti për një bashkëjetesë për të gjithë banorët  e Kosovës”.

 
< I mėparshmi   Tjetri >