|
Myftiu Tėrnava vizitoi Komunėn e Shtimes |
|
|
|
Prishtinë, 20 maj 2011 
Myftiu i Kosovës, mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kryeimami i Kosovës Sabri Efendi Bajgora, Ahmet Efendi Sadriu- përgjegjës për veprimtari botuese, Sylejman Efendi Rosha- kryeimam në KBI të Ferizajt, dhe Isa Efendi Tërshani- Imami i Xhamisë Qendrore në Shtime, vizituan të premten më 20 maj Shtimen ku u pritën nga Kryetari i Komunës dhe Nënkryetari i Komunës.
Fillimisht Myftiu Tėrnava falėnderoj kryetarin e Shtimes z. Naim Ismailin dhe bashkėpunėtorėt e tij pėr pritjen, si dhe i pėrgėzoj ata pėr punėn e bėrė nė nė komunėn e tyre. Myftiu gjithashtu pėrgėzoj udhėheqėsit komunal tė Shtimes edhe pėr kultivimin e raporteve tė mira me udhėheqėsit fetarė nė komunė. Jemi mirėnjohės pėr punėn dhe raportet e mira qė po mbani me pėrfaqėsuesit fetar nė komunėn tuaj. Bashkėsia Islame e Kosovės ka bashkėpunim shumė tė mirė si nė nivelin qendror ashtu edhe nė atė lokal me strukturat qeverisėse andaj edhe i falėnderojmė tė gjitha njerėzit e vullnetit tė mirė dhe tė punės, ka thėnė Tėrnava.
Ndėrsa Kryetari z. Naim Ismajli falėnderoi Myftiun e Kosovės, Naim Tėrnava dhe delegacionin e tij pėr vizitėn, ndėrsa e pėrmendi angazhimin e tij dhe tė institucioneve pėr raportet dhe respektin Ne ndiejmė si obligim ndihmėn dhe punėt qė po i bėjmė, ndėrsa kemi respekt dhe raporte tė mira tė cilat bazohen nė reciprocitet , ne me mundėsitė qė kemi do tė ndihmojmė, mirėpo jemi tė vetėdijshėm qė kėrkesat janė mė tė mėdha theksoi Kryetari Ismajli.
Gjithashtu gjatė kėtij takimi Myftiu Tėrnava pėrmendi qė komuna e Shtimes sė bashku me Bashkėsinė Islame janė duke shikuar mundėsinė qė tė themelohet Kėshilli i Bashkėsisė Islame nė Shtime.
Gjatė qėndrimit nė shtime Myftiu Tėrnava mbajti hytben e xhumasė nė xhaminė e vjetėr (tė qendrės) tė Shtimes, ndėrsa kryeimami, Sabri ef. Bajgora mbajti hytben nė xhaminė e re. |