Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

12:16. E nė mbrėmje erdhėn duke qarė te babai i tyre.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Tryezė kushtuar rolit tė rinisė nė shoqėrisė kosovare Printoni E-mail
Prishtinë, 12 maj 2011

Në organizim të Departamentit të të Rinjve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Parlamentit të Studentëve të UP-së, sot në Prishtinë u mbajt Tryeza e rrumbullakët “Rina dhe roli i saj në shoqërinë kosovare”, në të cilen përfaqësues të asociacioneve të studentëve të UP-së diskutuan për pozitën dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë kosovarë. Përfaqësuesit e të rinjve dhe të studentëve debatuan për pozitën që ka rinia në shoqërinë tonë, pastaj për sfidat më të cilat përballen në kohë tranzicioni, si dhe përvijuan disa korniza që duhet plotësuar shoqëria në të ardhmen për ta. Fillimisht tė pranishmit i pėrshėndeti udhėheqėsi i Departamentit tė tė Rinjve tė BIK, Mr. Fitim Gashi, pas sė cilit pėrshėndetėn edhe kryetari i Parlamentit Studentor tė UP-sė, Selim Daku e Kreshnik Cukaj - kryetar i Kuvendit tė tė Rinjve tė Kosovės. Nė Tryezė u tha qė rinia kosovare ka tė gjitha potencialet pėr tė kontribuar nė zhvillim e Kosovės nė tė gjitha poret e jetės. Pėr kėtė duhet qė rinisė, shoqėria, e para sė gjithash institucionet e vendit duhet qė tė rinjve t’u krijojnė hapėsirėn e nevojshėm nė tė gjitha institucionet e vendit. Po ashtu, njė kujdes i veēantė iu kushtua edhe sfidave me tė cilat pėrballen tė rinjtė nga sėmundjen e shoqėrisė, e pėr kėtė pjesėmarrėsit than se duhet krijuar kushte qė tė rinjtė tė shkollohen, tė edukohen, si dhe tė punėsohen e tė integrohen nė kuadėr tė institucione tė vendit. Nė fund tė tryezės dolėn kėto pėrfundime: Shoqėria dhe institucionet e Kosovės ti kushtoj kujdes tė veēantė e meritor shkollimit dhe edukimit tė tė rinjve qė nga sistemi parashkollor e deri tek ai universitar; T’i kushtohet rėndėsi, sensibilizimit, edukimit dhe njoftimit tė tė rinjve qė tė mos bien pre e sėmundjeve sociale tė kohės, si droga, alkooli e prostitucioni. Futja e lėndės fetar nė sistemin e arsimit publik do tė jetė njė shtytės para pėr edukimin e drejt tė tė rinjve, si dhe njė e drejtė themelore e njeriut. Tė gjitha asociacionet e tė rinjve tė koordinohen qė rinia tė jetė pjesė e institucioneve vendimmarrėse nė tė gjitha nivelet e pushtetit, Pran qendrave komunale tė hapen asamble e tė rinjve ; Tė ketė njė koordinim tė shoqatave, forumeve e asociacioneve tė tė rinjve, pėrmes tryezave, sesione e organizimeve tė ndryshme nė funksion te faktorizimit tė rinisė, nė mediat elektronike dhe ato tė shkruara tė ketė mė shumė shkrime e emisione me karakter edukative e arsimor kushtuar t rinjve. Tryeza tė tilla tė mbahen mė shpesh, qė rinia ti artikuloj objektiva e saja.
 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!