|
Myftiu Tėrnava priti njė delegacion tė parlamentarėve nga Kuvajti |
|
|
Prishtinë, 31 mars 2011 Myftiu i Kosovës Mr. Naim ef. Tërnava priti sot një delegacion të parlamentarëve të Kuvajtit i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Udhëheqësin e delegacionit të lartë kuvajtian Waleed Al-Tabtabae - deputet dhe kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Grupit të Miqësisë Parlamentare të Kuvajtit, Myftiu Tërnava e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës. Myftiu, gjithashtu mysafirët nga Kuvajti i njohu edhe me historikun, arritjet dhe sfidat e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Myftiu Tërnava kërkoi nga parlamentarët kuvajtian që të përdorin autoritetin dhe ndikimin e tyre që qeveria e Kuvajtit sa më parë të formatizojë njohjen e Kosovës. Waleed Al-Tabtabae, shprehu vullnetin e institucioneve kuvajtiane për intensifikimin dhe forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit me institucionet e Kosovës. Ai po ashtu tha se Kuvajti do të shqyrtojë shumë shpejtë njohjen formale të Kosovës. |