Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

16:80. All-llahu i bėri shtėpitė tuaja vendbanim tė qetė dhe nga lėkurat e kafshėve ju mundėsoi tė keni shtėpi qė lehtė i bartni kur udhėtoni, e edhe kur vendoseni, ndėrsa nga leshi dhe nga qimet e tyre, nga leshi i egėr i tyre, petka e shtroja dhe t’i shfrytėzoni pėr njė kohė.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

U mbajt takimi i rregull i liderėve islam tė Ballkanit Printoni E-mail
Në Shkup
Krerët e Bashkësive Islame të Ballkanit (Turqia, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania, Sllovenia e Greqia) u mblodhën për të pestën herë më 29-30 mars 2011 në Shkup, në takim tashmë të rregullt të liderëve islam të rajonit, ku kësaj radhe për temë diskutimi patën “Denacionalizimi i Vakëfit dhe përvoja e shteteve të tjera.”
Në këtë takim qe i pranishëm është një delegacion nga Kosova i kryesuar nga Myftiu Kosovës, mr. Naim Tërnava . Nė cilėsinė e mikpritėsit, kreu i Bashkėsisė Islame tė Maqedonisė Sulejman Efendi Rexhepi falėnderoi homologėt e tij tė cilėt e vlerėsuan ftesėn dhe erdhėn pėr tė ndarė eksperiencėn dhe pėrvojat e tyre nė administrimin dhe menaxhimin e pronave vakėf. Kryetari Rexhepi nė fjalėn e tij akuzoi institucionet e shtetit maqedonas pėr mos pėrpjekjen e tyre pėr kthimin e pronave Bashkėsisė Islame, duke argumentuar se kjo gjė i hap rrugė intolerancės dhe pėrplasjeve tė mundshme me karakter fetar. Ai e mbylli fjalėn e tij duke apeluar pėr mė shumė bashkėpunim e koordinim ndėrmjet komuniteteve fetare nė rajon e mė gjerė. Nė takimin e personaliteteve mė tė larta ka folur edhe kreu i DIJANET-it tė Republikės sė Turqisė, Prof. Dr. Mehmet Gormez. Pas falėnderimeve pėr organizatorėt dhe pėrshėndetjet pėr tė gjithė pjesėmarrėsit, z. Gormez apeloi pėr solidarizim me popullin japonez pėr nė kėto ditė tė vėshtira pas tragjedisė. Nga ana tjetėr ai u lut pėr paqe e prosperitet pėr vendet islame tė pėrfshira nga trazirat duke shpresuar dhe uruar pėr njė tė nesėrme mė tė mirė. Mė poshtė ai shtoi se veprimtaria e komuniteteve fetare nuk ka vetėm karakter fetar, por edhe shoqėror pasi angazhimi i tyre shėrben pėr stabilitetin, sigurinė, paqen dhe mirėqenien e shoqėrisė dhe individit. “Nevojat fetare janė rritur me zhvillimin e shoqėrisė. Prandaj institucionet fetare duhet tė interesohen pėr probleme si varfėria, problemet e mjedisit, fatkeqėsitė etj, si dhe me problemet e tė gjithė njerėzve. Ne s’kemi punė me atė qė prodhojnė frikė por ne duhet tė nxjerrim frikėn nga zemrat e frikėsuara”, e mbylli fjalėn e tij kreu i Dijanetit tė Turqisė. Njė fjalė e veēantė iu rezervua edhe kreut tė myslimanėve tė Shqipėrisė Haxhi Selim Muēa. Duke shprehur urimet mė tė pėrzemėrta, z. Muēa theksoi se u bė traditė qė tė mblidhemi se bashku dhe tė diskutojmė pėr arritjet dhe eksperiencat e institucioneve qė ne drejtojmė. Lidhur me zhvillimet islame nė Shqipėri z. Muēa vlerėsoi rezultatet e mira nė fushėn e arsimit, duke u shprehur se institucionet arsimore janė kthyer nė njė model tė suksesit ku edukohen gjeneratat e reja qė marrin krahas kulturės sė pėrgjithshme edhe dijet fetare. Ai i njoftoi tė pranishmit pėr nismėn e fundit tė KMSH-sė, hapjen e Universitetit “Bedėr”, qė sipas tij do u shėrbejė si studentėve shqiptarė ashtu edhe atyre tė rajonit. Sa i pėrket kthimit dhe kompensimit tė pronave nė Shqipėri, z. Muēa tha se ka vėshtirėsi pasi mbi to janė ndėrtuar objekte tė tjera. Ndoshta pėr disa do tė ndiqet rruga e kompensimit dhe ne do tė mund tė blejmė tė tjera troje qė do tė na shėrbejnė e do tė jenė tė vlefshme. Njė fjalė tjetėr ka qenė ajo e Myftiut tė Kosovės, z. Naim Tėrnava, mes tė tjerash ai tha: “Shqiptarėt pėrbėjnė grupin autokton me popullsi mė tė madhe nė Ballkan qė ka pėrqafuar Islamin. Qasja qė bėhet nė Ballkan duke parė raportin e besimit nuk ėshtė e drejtė. Islami nuk mund tė shihet si mish i huaj nė rajon, por si njė realitet qė ka shėrbyer, shėrben dhe kontribuon fuqishėm nė stabilitetin dhe integrimin e popujve tė rajonit.” Lidhur me pronat vakėf nė Kosovė, z. Tėrnava deklaroi se 90 % e tyre janė shtetėzuar dhe ne jemi mbrapa Shqipėrisė dhe Maqedonisė nė kėtė ēėshtje pasi parlamenti akoma nuk ka miratuar kthimin e tyre. Takimi u mbyll me diskutime e sugjerime nė funksion tė mirėmenaxhimit tė pronave, qė sipas pjesėmarrėsve, do tė ndikonte nė pėrmirėsimin e funksionimit dhe zhvillimit institucional. Delegacionet pjesėmarrėse zhvilluan njė takim edhe me Kryeministrin e Maqedonisė Nikolla Gruevski. Gjatė bisedės sė ngrohtė, ai shprehu kėnaqėsinė qė priste kėtė delegacion kaq tė rėndėsishėm tė liderėve myslimanė tė Ballkanit. Z. Gruevski vlerėsoi si tejet tė rėndėsishėm dialogun, mirėkuptimin dhe mėsimet e vlerave qė mbart dhe predikon feja. Gjatė qėndrimit nė Shkup, delegacionet u pritėn edhe nga Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, i cili shtroi njė darkė solemne pėr nder tė tyre.
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!