Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

31:28. Krijimi dhe ringjallja juaj nuk ėshtė mė e rėndė se krijimi i njė qenieje (njė njeriu); vėrtet, All-llahu ėshtė qė i dėgjon e i sheh veprat e njerėzve.

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Pėrfundoi trajnimi njėmujorė Printoni E-mail

Në vazhdën e aktiviteteve të veta Departamenti i Gruas i BIK-së organizoi trajnimin një mujor Edukimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, i cili  filloi me 19.02.2011 dhe mbaroi me 24.03.2011.
Qëllimi i mbajtjes së trajnimi të tillë ishte që t’ju ofrojmë pjesëmarrëseve që të  punojnë me fëmijët e tyre  me njohuri dhe përgjigjeje të duhura rreth çështjes mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve,edukimit të drejt të tyre,mënyra se si të përballem me situata delikate dhe zgjidhja e problemeve të tyre.
Të gjithë fëmijët kanë të drejt në dinjitetin personal dhe mbrojtjen nga abuzimet, kështu që interesi për ruajtjen dhe mbrojtën e të drejtave të fëmijëve duhet të ketë prioritet më të madh nga të gjitha interesat tjera, në mënyrë që të kemi një ardhmëri të shëndosh e të ndritshme.
Pas angazhimit dhe punës një mujore në  një solemnitet rasti, u bë ndarja e certifikatave për pjesëmarrëse e trajnimit.
E rëndësishme është se ajo çfarë  pretenduam të arrihet nga ana jonë gjatë këtij projekti është realizuar,të gjitha pjesëmarrëset e këtij trajnimi kanë dal me njohuri të mjaftueshme në mënyrë që të ballafaqohen me realitetin, falë kontributit dhe punës së palodhshme të trajnueseve: Azemine Kukaj – Kajoshi dhe Gyltene Dërguti.
Vlen të theksohet se interesimi për grupin e dytë është mjaft i madh.
Natyrisht se pa mbështetjen morale dhe financiare të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës nuk do të arrihej qëllimi jonë.

“Fëmija është burimi më i rëndësishëm njerëzor i cili përcakton të ardhmen e një populli.”
 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!