Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

79:13. Po ajo (ringjallja) nuk do tė jetė tjetėr pos njė thirrje (klithje).

U mbajt konferencė Printoni E-mail
U mbajt konferenca Mësimet mbi fenë në institucionet publike të arsimit: përvojat nga rajoni dhe modalitetet e përshtatshme për Kosovën

Më 14 e 15 në Prishtinë, organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës u mbajt Konferenca “ Mësimet mbi fenë në institucionet publike të arsimit: përvojat nga rajoni dhe modalitetet e përshtatshme për Kosovën”, në të cilin morën pjesë ekspert vendor e ndërkombëtar, të cilët debatuan  në mënyrë shkenoce për modalitetet e aplikimit të  mësimibesmit në procesin e arsimit publik në Kosovë.

Përderisa, përfaqësuesit kosovarë, respektivisht ekspertët vendor parashtruan nevojën për futjën e lëndës së mësimbesmit në sistemin e arsimit publik tek ne, ekspertët nga vendet e ndyshme sollën përvojat e vendeve të tyre për mësimbesimin në kuadër të sistemit publik në vendet e tyre.
Në hapje të Konferecës, Myftiu Tërnava tha se shoqëria në Kosovë ka nevojë për edukim fetar, i cili bëhet në shkollat publike dhe me një planprogrami të konsoliduar dhe ku punohet dhe veprohet me kuadro të përgatitura në këtë fushë.
"Me aplikimin e mësimit për fenë e sistemit publik arrihet që shmanget mësimi informal për fenë dhe arrihet që rinia jonë të ruhet nga ndikimet e ndryshme që nuk kanë të bëjnë me realitetin dhe traditën në të kaluarën tonë. Përmes kësaj forme të mësimit për fenë arrihet që të ruhet doktrina hanefite në jurispodencën islame, mbi të cilën është zhvilluar këtu e 600 vjet feja islame në këto troje, e që njihet për tolerancë e mirëkuptim si dhe për interpretim racional të mësimeve për fenë islame", ka thënë Tërnava.
Myftiu Tërnava në fjalën e tij ka dhënë edhe nevojen, asyjet dhe dobitë që sjell aplikimi i lëndës së mësimbesmit në sistemin publik të arsimit.  Myftiu ka ftuar të gjithë faktorët që të japin kontributin e tyre për këtë çështje. Për këtë Myftiu tha: “Për të arritur deri te kjo, ftoj të gjithë faktorët relevantë, që nga përgjegjësit e arsimit e edukimit në vend, bashkësitë fetare, njerëzit nga bota akademike e shkencore, pastaj ata nga shoqëria civile e media që të kontribuojnë në debatin për këtë çështje, që ta zgjedhim në formën më të mirë të mundshme, pa e politizuar, pa e polarizuar, pa e paragjykuar, pa hipoteka dhe pa përgjithësime, por me qetësi, profesionalizëm e eksperiencë të japin kontributin për këtë temë.
 Në këtë drejtim sigurisht që mundet të marrim shumë nga përvoja e shumë shteteve evropiane që aplikimin e lëndës fetare nëpër shkollat publike e kan kryer dekada para nesh. Por edhe nga shtetet në rajon, Bosnja, Kroacia, Maqedonia e tjera, ku kjo çështje është zgjidhur dhe funksionin mirë”.
Eksperti nga ShBA-të Stephen Batalden,  mbajti ligjëratën "Religjioni dhe arsimi publik në Shtetet e Bashkuara: modelet kundërthënëse për mësimin e religjionit në sferën publike".
Ai tha se në SHBA, nuk aplikohet mësimi mbi fenë në shkollat publike, por financohen projekte të ndryshme që mundësojnë mësimin dhe edukimin fetar.
"Liria fetare është një nga të drejtat themelore të natyrshme të akorduar për qytetarët e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur këtë të drejtë themelore dhe individuale. Kongresi nuk mund, pra e ka të ndaluar që të aprovon ndonjë ligj që të krijonte autoritetin e shtetit mbi praktikat fetare që do të mundësonte shtetin të privilegjoj një fe të veçantë si në rastin e shteteve evropiane në shekullin e XVIII", ka thënë Badalten.
Zilka Spahiq (B&H), në ligjëratin e saj elaboroi ndikimin e mësimve për fenë në baraspeshimin mes gjinive. Znj. Spahiq kontributin e saj e kishte elaboruar të bazuar mbi studmin që kjo kishte bërë për paraqitjen, trajtimin dhe vendin e femrës në tekstet e lëndës së mësimbesmit për katër klasat e para në Bosnjë e Hercegovinë.
Ahmet Alibashqi (B&H)  foli për organizimin, kapacitetet, planprogramet, metodologjinë dhe sfidat e mësimbesimit në Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ndërsa Aziz Hasanoviqi, në një ekspoze të detajur foli për mësimbesmin në Kroaci. Ai tha së në Kroaci lënda e mësnimbesmit ka filluar të aplikoht nga vitii 1992. Kjo është arritur pas kërkesës së Bashkësive fetar të këtij vendi. Aplikimi i mësimbesmit në sistemim publik të arsimit është bazuar në ligjin për pozitën juridke të Bashkësive Fetare dhe në ligjinn për Lirit e fesë së Kroaciat që janë harmonizuar me ligjet tjera në fuqi.
Aziz Hasanoviqi theksoi se lënda e mësimim besmit është opcionale në nivelin fillor, për këtë deklarohen prindit, ndërsa në nivelin e mesëm është alternative ku nxënsit kanë mundësi që të zgjedhin.
Bashkësitë fetare tha Hasanoviqi bëjnë përgatitjen e planprogrameve për lëndën e mësimbesimt të cilat i shqyrton dhe i miraton Ministria e Arsimit, po ashtu edhe kuadri mësimor caktohet në bashkëpunim me bashkësitë fetare.
Altin Shima paraqiti komtesën “Çështja e mësimve të fesë në Republikën e Shqipërisë”, ndërsa Afrim Tahiri u paraqit me kumtesën “Çështja e mësimeve të fesë në Republikën e Maqedonisë”.
Prof. dr. Milazim Krasniqi foli për Sfidat e tjetësimit fetar dhe kulturor në Kosovë, ndërsa Nexhmedin Spahiu pati për kumtesë “rolin e fesë në kombëndërtim”.
Me kumtesa në këtë konferencë u paraqiten edhe: Dr. Ferid Agani “Nevoja dhe dobitë e aplikimit të lëndës së mësimbesimit në shkollat publike në Kosovë”;  Prof. dr. Shahin Berisha (ShBA) “Komuniteti shqiptar në Arizon: Mësimet e gjuhës shqipe dhe organizimi i Komunitetit Mysliman shqiptar në Arizona”; Mr. Muhidin Ahmeti “Roli dhe mbështetja e shtetit të Austrisë në përgatitjen e mësimdhënsëve për mësimet e religjionit në shkollat publike”; dr. Adnan Ahmeti: “Mësimbesmi në Luginën e Preshevës” dhe Halil Ibrahimi “Religjioni në shkollat publike- vlerësimi i nevojave dhe kapacitetve”.
Në fund, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora paraqiti Elaboratin e Bashkësisë Islame për futjen e mësimbesmit në sistemin arsimor të Kosovës.
Në përfundim të konferencës dolën këto përfundime:
Kryesia e BIK konsideron që Kosova ka nevojë të zë hapin me vendet e rajonit dhe të integrohet në të gjitha sistemet e jetës shoqërore dhe arsimore. Në këtë kuptim duke qenë që në vendet e rajonit dhe pothuajse në të gjitha shtetet e BE-së zbatohet mësimbesimi, kemi menduar që një shkëmbim përvojash, një njohje me këto sisteme të zbatuara në këto shtete do të ishin të mirëseardhura në Kosovë. Prandaj, ne në pamundësi juridike dhe financiare për të udhëtuar në rajon dhe më gjerë, BIK është nikoqire e gjithë ekspertëve të rajonit dhe më gjerë mbi këtë çështje.
 Së këndejmi, konsiderojmë që ato që dëgjuam dhe mësuam do të adaptohen,  do të procedohen tutje, dhe do të përshtaten në rrethanat e Kosovës, dhe ne këtë, natyrisht, mendojmë që do ta avancojmë, duke organizuar debate të tjera të radhes, edhe me shoqërinë civile, partitë politike, komisionet parlamentare etj. Ne fuqimisht besojmë që vetëm përmes dialogimit dhe diskutimeve do të arrihet kompromisi dhe pajtueshmëria, e cila do të shërbejë në të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës. Në të kundërtën refuzimet apriori pa dëgjuar argumentet e palëve, injorimet e kërkesave të vazhdueshme për një bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve qytetare përbrenda shoqërisë kosovare i konsiderojmë të tejkaluara, të dëmshme, që thellojnë ndasitë dhe dallimet akoma më shumë. Shoqëria e Kosovës është shumë e vogël për të qenë akoma më e ndarë, dhe më e izoluar.

Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!
Shtyp mbi foto pėr t'u hapur!

Pas dy ditë pune të Konferencës “Mësimi mbi fenë në institucionet publike të arsimit- përvojat nga rajoni dhe modalitetet e përshtatshme për Kosovën”, në të cilën morën pjesë 14 panelistë dhe shumë diskutues nga shoqëria civile, mund të dalim me këto konkluza:


1.    Nga këndvështrimi i bashkësive fetare, mungesa e kornizës ligjore për pozitën juridike të bashkësive fetare konsiderohet hendikep për zhvillimin e jetës fetare në Kosovë. Prandaj puna në evitimin e kësaj pengese është kruciale.
2.    Rekomandimet nga punimet e kësaj konference kanë rezultuar në nevojën e domosdoshme për bashkëpunim me MASHT. Prandaj BIK fton MASHT për dialog konstruktiv, akademik dhe gjithëpërfshirës mbi këtë temë shumë të nevojshme për shoqërinë kosovare.
3.    Përfshirja e lëndës së mësim besimit në kuadër të arsimit fillor dhe të mesëm duhet kuptuar si çështje me rëndësi shoqërore, edukative, kombëtare e cila përveç rolit etik dhe shpirtëror do të ndikojë në forcimin e tolerancës, mirëkuptimit, paqes dhe harmonisë ndërfetare në radhë të parë, gjë që është e domosdoshme për të ruajtur kohezionin në shoqërinë kosovare.
4.    Bashkësia Islame në bashkëpunim me institucionet relevante të arsimit dhe edukimit është gatshme të kontribuoj në përgatitjen e planprogrameve dhe teksteve adekuate.
5.    Me rastin e përgatitjes së planprogramit dhe teksteve mësimore duhet të kihen parasysh përvoja dhe eksperienca e vendeve të rajonit dhe me gjerë. Në mënyrë që të shmangen mangësitë që ata kanë evidentuar dhe të nxirren mësimet më të mira. Kjo nënkupton që të kihet ndjeshmëri dhe konsideratë ndaj çdo komuniteti apo individi pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, kulturore etj. Ndjeshmëria ndaj baraspeshës dhe barasvlerës gjinore duhet të jetë pjesë përbërëse e të gjitha zhvillimeve.

 
< I mėparshmi   Tjetri >