Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

30:35. A mos Ne u kemi shpallur atyre ndonjė argument, qė ia vėrteton (flet) pėr atė qė ata Mua mė pėrshkruajnė shok?

Devijimi i Sadakatul - Fitrit do tė thotė atak nė institucionet arsimore tė Bashkėsisė Islame Printoni E-mail

ImageMyftiu Tërnava në takim me imamët e Regjionit të Prishtinës
Në kuadër të aktiviteteve të Myftiut, Mr. Naim Tërnava, në prag të muajit të Ramazanit sot, më 3 shtator 2007, ka takuar imamët e Regjionit të Prishtinës me të cilët myftiu ka bashkë biseduar për përgatitjet e bëra si në nivel të Kryesisë ashtu edhe në nivel të Këshillave vendorë për aktivitetin gjatë muajit të Ramazanit.
Pasi që ka falënderuar imamët për angazhimin e tyre në terren dhe punën që kanë bërë, Myftiu i ka njohur me përgatitjet e bërë për Ramazanin.


Fillimisht Myftiu Tërnava tha: “Vetë tubimi për muajin e ramazanit sigurisht që me vete bartë porositë kuranore, ngase i madhi Zot e ka dalluar nga muajit e tjerë edhe meriton një respekt, dhe një përkushtim më të madh sesa muajt  tjerë”.

Ndërsa për vlerën e ramazanit myftiu ndër të tjera tha: ”Ramazani është muaj i bekuar, muaj që i madhi Zot që e zbriti Kuranin, Ramazani është muaj që na troket në ndërgjegjen tonë, andaj kërkohet nga ne që këtij muaj ti përkushtohemi me tërë qenien tonë që kemi në adhurim e ibadet..
S’ka dyshim se aktiviteti ynë do të përqendrohet nëpër xhami, aty ju imamë të nderuar jeni në kontakt të përditshëm me xhematë, askush më mirë se ju nuk e njeh gjendjen, kërkesat, hallet dhe brengat e xhematit.
Ju efendilerë, jeni ata që keni mbi vete  mision më të rëndësishëm - misionin që e ka kryer pejgamberi ynë, Muhamedi a.s., andaj lypset nga ju që edhe gjatë këtij muaji të jeni në nivel të  misionit të shenjtë aktiv dhe të kontribuoni me ligjëratat e derset  tuaja për t’i njohur besimtarët me  vlerën që ka muaji i Ramazanit, ngase misioni ynë i përbashkët është fisnikërimi i popullatës”.
Më tutje myftiu Tërnava për përgatitjet që ka bërë Kryesia e BI tha: “Ne kemi përgatitur një platformë që në bashkëpunim me Këshillat vendor të BI - së, respektivisht përmes jush, ta jetësojmë nëpër xhamitë anë e këndë Kosovës, ku pos faljes së namazeve kemi paraparë edhe hytbe, ligjërata, tribuna, paraqitje në mjetet e informacionit e takime të ndryshme me xhematë. Për të pas sukses në këtë platformë kërkohet para së gjithash angazhimi i juaj, imamë të nderuar.Image

Të nderuar efendilerë, një vëmendje të posaçme gjatë këtij muaji duhet që ti kushtoni sensibilizimit të besimtarëve për të paguar Sadakatul - Fitrin në fondin e BI ngase është burim kryesorë për institucion e BIK, devijimi i Sadakatul - Fitrit do të thotë atak në institucionet arsimore të BI.
Efendilerë edhe më shumë duhet  të behët në informimin e besimtarëve  që janë të interesuar për ta kryer Haxhin, sepse me ligjet e reja të Saudisë procedurat për Haxh kanë ndryshuar, kështu që duhet njohur besimtarët e interesuar për haxhi se duhet që të lajmërohen shumë më herët e mos të presin momentin e fundit”.
Një takim të ngjashëm Myftiu Tërnava pati edhe me imanit e Rajonit të Pejës në Pejë më 4 shtator 2007.

 
< I mėparshmi   Tjetri >