|
Sekretari i Kryesisė Resul Rexhepi priti kryetarin e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė KMSH |
|
|
Prishtinë, 10 mars 2011
 Sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së BI të Kosovës, Resul ef. Rexhepi priti sot një delegacion të lart të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë të udhëhequr nga Ylli Gurra – kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH, i cili shoqërohej nga z. Islam Hoxha – myfti i Kukësit. Delegacioni i lart nga Tirana, pasi falënderoj për pritjen, u interesuan që të njihen me mënyrën e organizimit të Haxhit nga ana e Kryesisë së BI të Kosovës.
Sekretari i Kryesisë së BIK-së, Resul Rexhepi e njohu delegacionin e lart nga KMSH me forëm, mënyrën, përvojën, sfidat dhe arritjet e BIK në fushën e organizimit të Haxhit. Resul efendiu u shpreh që organizimi i Haxhit është një çështje me të cilën duhet të merren institucionet kompetente zyrtare islame, ngase kemi të bëjmë me kryerjen e një kushti të fesë islame. Tendenca që me organizimin e Haxhit të merrën agjensi e subjekte të ndyshme që nuk janë në kuadër të institucioneve fetare islame, është i dëmshëm për vet besimtarët, sepse për të kryer haxhin duhen njohur mirë rregullat dhe parimet e fesë. Sekretari i Kryesisë, Resul ef. Rexhepi tha se inkurajon dhe mbështet fuqishëm KMSH, në planet e tij për të marr tash e tutje përsipër organizimin dhe udhëheqjen e Haxhit, dhe për këtë i siguroj mysafirët e lart të KMSH, se Kryesia e BIK do vëjë në shërbim të tyre tërë përvojën që ka në këtë fushë. Delegacioni i lart i KMSH-së , u prit edhe nga Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava. |