Prishtinë, 5 mars 2011 Me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, i shoqëruar nga bëshkëpunëtorët e tij qëndroi sot në Prekaz, ku në Kompleksin Memorial, tek Varrezat e Dëshmorëve bëri lutje për dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës. Myftiu Tërnava, në Prekaz në Kullën e Jasharajve u prit nga kryefamiljari z. Rifat Jashari.
Me këtë rast, Myftiu, përveç të tjerash, tha: “Prekazi është simbol i qëndresës dhe krenarsisë së kombit tonë, jemi këtu për të kujtuar qëndresën heroike të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit”. Ndërsa z. Rifat Jashari në fund falënderoi bashkëkombasit dhe miqt e tjerë, të cilët, siç tha ai, që nga pavarësia e këndje nuk na lanë vetëm as në gëzime dhe as në hidhërime, por gjithëherë ishim me ne dhe pranë nesh. |