Gjatë muajit të Ramazanit të jemi sa më afër me besimtarët tanë ngase vetë ky muaj është muaj i mëshirës e solidaritetitMyftiu Tërnava në mbledhje me kryetarët dhe kryeimamët e Këshillave të BI Në prag të muajit të shenjt të Ramazanit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës me qëllim të koordinimit të punëve rreth aktiviteteve për këtë muaj, më 29 gusht 2007, ka organizuar një takim pune me kryetarët dhe kryeimamët e Këshillave të BI-së.
Takimin e hapi kryeimami i Kosovës, Sabri ef. Bajgora i cili tha se jemi tubuar këtu që të bisedoje për koordinimin e aktiviteteve të Ramazanit, ndërsa Myftiu Mr. Naim Tërnava, duke folur për përgatitjet që ka bërë Kryesia e BI dhe shërbimet e saj, që sa më të përgatitur ta presim muajin e Ramazanit, ndër të tjera tha: “Si çdo herë Kryesia e BI ka marrë të gjitha masat që të jemi sa më të përgatitur për muajin e Ramazanit, është me shumë rëndësi që gjatë këtij muaji të jemi sa më afër me besimtarët tanë ngase vetë ky muaj është muaj i mëshirës e solidaritetit. Shërbimet përkatëse të Kryesisë së BIK-ut si zakonisht kanë bërë përgatitjet e duhura, ka caktuar ekipin për të bërë vizitat në terren ku bashkë me ju do jenë në mesin e xhematit. Kërkoj nga ju që si udhëheqës të Këshillave të jeni sa më aktiv dhe këtë muaj ta presim sa më të përgatitur. Ky muaj do jetë më dinamik si për shumëllojshmërinë e aktiviteteve,sepse pos faljes së namazit të teravive, organizimit të vazeve, ligjëratave e hytbeve të posaçme është paraparë që gjatë këtij muaji të organizohen një sërë tribunash tematike kushtuar këtij muaji dhe vlerës së tij në qendra të ndryshme të Kosovës. Vend i veçantë do t'i kushtohet edhe paraqitjes në mjetet e informimit (radio dhe TV ) përse kërkoj nga ju që ti kushtoni vëmendje të veçantë”. Ndërsa duke folur për rëndësinë që ka tubimi i Sadakatul - Fitirt dhe Zeqatit, Myftiu tha:“Të nderuar efendilerë, të nderuar zyrtarë, të nderuar kolegë, një vëmendje të posaçme gjatë muajit të Ramazanit sa jemi në terren si rëndom duhet t'i kushtojmë sensibilizimit të masës së besimtarëve që të japin Sadakatul- Fitrin në fondin e BIK, ngase Sadakatul - Fitri është i vetmi burim i institucioneve arsimore të Bashkësisë Islame. Falë tubimit të Sadakatul - Fitrit në fondin e BI-së, kemi arritur që të mbajmë funksionimin e medreseve, të FSI dhe të veprimtarive tjera në kuadër të BI. Viteve të fundit në vend që të ketë rritje të tubimit të Sadakatul –Fitrit, tek ne fatkeqësisht ka ngecje dhe tentim për të ndryshuar destinimin e tij në emër të krijimit të rrethanave të reja dhe në emër të “fetfaxhinjëve” të rinj. Ju e dini, të nderuar efendilerë, se vendimi që Sadakatul - Fitri të tubohet në fondin e BI është marrë që në vitet e 70-t të shekullit të shkuar, andaj bashkësitë tjera fetare në rajon e kanë të tejkaluar këtë problem që moti, nuk diskutohet më ku duhet të shkojë sadakaja, ndërsa tek ne ende diskutohet dhe madje ka tendenca që të sillet huti e konfuzion për këtë çështje, madje disa individ në emër të shoqatave të ndryshme kanë mbledhur Sadakatul - Fitër për nevoja të tyre. Kërkoj nga ju që kësaj çështjeje t’i kushtoni vëmendje të duhur dhe ta informoni xhematin nëpër xhami e në tubime të tjera për rëndësinë që ka tubimi i Sadakatul - Fitrit dhe i Zeqatit për nevojën e BI” Myftiu gjithashtu një vëmendje të posaçme i kushtojë edhe përgatitjeve të Haxhit, ku potencojë që të bëhet më shumë për informimin e të interesuarëve për Haxh. Është shumë me rëndësi që besimtarët që kanë ndërmend të kryejnë Haxhin sivjet është mirë që sa më parë të paraqiten ngase koha është tani. Është e jona që të bëjmë informimin e besimtarëve për Haxh me kohë që në të dimë çfarë numri të haxhive kemi dhe të përgatitemi me kohë” Myftiu, gjithashtu, theksoi se më 3 e 4 shtator 2007 do të mbahen mbledhje regjionale me nëpunësit e këshillave të BI-së dhe me të gjithë imamët, ku përfaqësuesit e Kryesisë do të paraqesin para imamëve platformën për veprim gjatë Ramazanit. Pas fjalës së myftiut, të pranishmit diskutuan dhe paraqitën vërejtje dhe sugjerime, kryesisht në bazë të specifikave të tyre, të cilat ca e begatuan këtë tubim. |