| Telegramurimi |
|
|
|
Nga: Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava Për: Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi Telegramurimi I nderuar zotni Kryeministër,Me rastin e rizgjedhjes Suaj në krye të Qeverisë së Kosovës, pranoni urimet dhe përgëzimet e mija më të sinqerta, duke Ju uruar suksese në realizimin e objektivave madhore të Kosovës. Z. Kryeministër, Kosova sot ka nevojë për një qeveri të përkushtuar për të përmbushur pritjet e qytetarëve, për integrime, mirëqenie ekonomike dhe sundim të rendit e ligjit. Jam i bindur që Ju dhe të porsazgjedhurit Tuaj me sukses do kryeni detyrat e larta në shërbim të vendit, duke pasur në vetëdije përgjegjësinë para Zotit dhe populli. Z. Kryeministër, Ju lutem që urimet e mija më të sinqerta t'ua përcillni edhe anëtarëve të kabinetit Tuaj. Me respekt, Kryetari, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|