Prishtinë, 11 shkurt 2011 Datëlindja e pejgamberit - 12 rebul eveli është të marten më 15 shkurt 2011
 Të nderuar besimtarë! Vëllezër e motra! Jemi në prag të një ndër ngjarjet më madhështore të historisë, kulturës dhe qytetërimit islam 12 Rebiul - Evelit, datë kjo në të cilën përkujtohet lindja e pejgamberit Muhamedit a.s., manifetim ky qe tek ne njihet si Mevlud.
Si tradicionalisht myslimanët në gjithë botën e shënojnë dhe e përkujtojnë këtë datë të rëndësishme me manifestime nga më të ndyshmet, e në këtë kontekst edhe populli ynë, kësaj date i ka kushtuar rëndësi e vëmendje të posaçme duke organizuar manifestimin e Mevludit. Manifestimi i Mevludit nga besimtarët tanë është një traditë e kamotshme, që është, i shtresuar thell në identitetin tonë kulturor e fetar, por jo vetëm kaq, ulematë tonë kësaj ngjarje, i kanë kushtuar vëmendje të posaçme, kjo më së miri kuptohet nga fakti që vetëm në periudhën e Rilindjes kombëtare kësaj date –respektivisht Lindjes së pejgamberit, i janë kushtuar afo 30 krijime letrare –mevlude në gjuhën shqipe nga penat të njohuar e të respektuara. Të nderuar besimtarë, 12 rebul eveli- datëlindja e pejgambreit është të marten më 15 shkurt 2011, për nder të kësaj date institucionet e BIK kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh që do të shënojnë këtë datë, ndërsa manifestimi kryesor do të mbahet, të hënën më 14 shkurt në Prishtinë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë me fillim nga ora 18:00. Kryesia e BIK të gjithë besmitarëve dhe popullit të Kosovës ua uron Natën e Mevludit, duke u dëshiruar shëndet, paqe e mbarësi. |