Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

40:15. Ai (All-llahu) ėshtė i pozitės mė tė lartė, i zoti i Arshit; Ai me urdhrin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij qė do nga robėrit e vet, pėr t’ua tėrhequr vėrejtjen ndaj ditės sė takimit (tė kijametit).

Medreseja e mesme organizoi kurs tė njohurive fetare pėr personat e verbėr Printoni E-mail

Medreseja e mesme organizoi kurs të njohurive fetare për personat e verbër dhe me të pamë të dobësuar

ImageMe kërkesë të Shoqatës së të Verbërve dhe me të Pamë të Dobësuar të Kosovës, Medreseja e mesme “Alauddin” në Prishtinë nga 20 deri më 24 gusht organizoi kurs 1 javor për njohuritë e fesë islame, në të cilin morën pjesë mbi 40 persona të verbër dhe me të pamë të dobësuar nga qendra të ndryshme të Kosovës. Drejtoria e Medresesë enkas për këtë eveniment, në bashkëpunim me shoqatën në fjalë, me kohë kishe bërë të gjitha përgatitjet e duhura për akomodimin dhe sistemin e pjesëmarrësve të kursit në konviktin e medresesë, ndërsa për kurs kishte bërë përzgjedhjen e profesorëve për lëndët përkatëse.


Ajo që duhet theksuar është se interesimi i kursistëve për njohurit themelore të fesë islame ishte i madh, ndërsa përkushtimi i profesorëve dhe i personelit të Medresesë në nivel të duhur.
Pjesëmarrësit në kurs, gjatë paraditës, ndiqnin ligjëratën e profesorit, ndërsa pas dite për ligjëratën e ndjekur bënin pyetje, nga të cilat rezultonte një debat i hapur e i shumanshëm.Image

Zëvendës drejtori i medresesë Ahmet ef. Rama na tha: “Medreseja ka shfrytëzuar pushimin verorë të nxënësve që t’u mundësojë edhe kësaj kategori të njerëzve që të njihen me kushtet themelore te fesë islame si dhe t’u përgjigjemi interesimit të tyre që ka të bëjë me fenë dhe çështje që këtë kategori të njerëzve në nevoje e mundon në jetën e përditshme. Më tutje Ahmet efendiu thotë: “Ne si Medrese jemi të mahnitur me interesimin e kursistëve dhe mbetemi me shprese që ky kurs të jetë vetëm një fillim i mbarë i bashkëpunimit me këtë kategori njerëzish që janë të tubuar rreth Shoqatës së të Verbërve dhe me të Pamë të dobësuar të Kosovës.

 
< I mėparshmi   Tjetri >