| Myftiu Tėrnava nė Ankara uron kryetarin e DIJANET-it dr. Mehmet Görmez |
|
|
Prishtinë, 24 dhjetor 2010![]() Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava në krye të një delegacioni të Bashkësisë Islame të Kosovës, po qëndron për vizitë në Ankara, ku është pritur nga kryetari i posazgjeur i Dijanetit-Bashkësisë Islame të Turqisë, prof. dr. Mehmet Görmez. Qëllimi i kësaj vizite është urimi i kryetarit të ri të Dijanetit të Turqisë - Dr.Mehmet Görmez, i cili u emërua në këtë pozitë në fillim të muajit nëntor. Pritja e delegacionit kosovar nga ana e Kryetarit të ri të Dijanetit, ishte shumë e ngrohtë dhe vëllazërore dhe ishte qëndrim i dyanshëm që bashkëpunimi do të jetë i vazhdueshëm dhe i dobishëm. Profesori Görmez është shumë i njoftur për BIK, meqë ai në periudhën e kaluar ishte zv.kryetar dhe përgjegjës për marrëdhëniet e Dijanetit me jashtë, i cili u mor seriozisht me çështjet e Ballkanit në përgjithësi dhe me Kosovën në veçanti. Ai e vizitoi Kosovën disa herë, e së fundi në maj të këtij viti me rastin e mbajtjes së Konferencës Ndërkombëtare dyditore të liderve fetarë të rajonit. Profesori Görmez, urimin e Myftiut Tërnava me bashkëpunëtorë e çmoi lartë dhe u zotua që gjatë mandatit të tij Kosova do të jetë nder priorititetet e administartës së tij dhe se përkrahja nuk do të mungoj. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|