Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!
| Tribunė |
|
|
|
Në prag të festës së Kurban Bajramit, Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, me 14.11.2010 në xhaminë “Pavarësia” në Prishtinë organizoi tribunë me temë: “Haxhi dhe Kurbani, reflektimi i tyre në përditshmërinë tonë”. Fillimisht, në emër të organizatorit, të pranishmëve iu drejtua Mr.Fitim Gashi,udhëheqës i këtij Departamenti me një fjalim rasti. Ndërsa ligjëratë para të pranishmëve rreth këtyre dy ngjarjeve madhështore mbajti Mr.Jakup Cunaku- profesor në Medresenë e mesme “Alaud-din”të Prishtinës. Ai foli rreth historikut të Qabës, pastaj për vlerën dhe rëndësinë e vizitës së saj (Haxhin) si një nga pesë shtyllat e Fesë Islame, si dhe refleksionet e këtij adhurimi-Haxhit në përditshmërinë tonë. Pjesa tjetër e ligjëratës iu kushtua Kurbanit si një gadishmëri për sakrificë për hirë të Allahut. Duke folur rreth kurbanit prof. Cunaku një vëmendje të posaçme në fjalën e tij ia kushtoj edhe përfitimeve dhe mësimëve të nxjerra nga kjo vepër-Kurbani. Në fund, pas ligjëratës, u kënduan ilahi nga kori i nxënsëve dhe nxënseve te kësaj xhamie. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|