| Memorandum mirėkuptimi |
|
|
|
Prishtinë, 11 korrik 2007
Financimin e këtij projekti e ka bërë USAID-i, ndërsa do të ketë edhe përkrahjen e zyrës së kryeministrit për qeverisje të mirë, por implementimin e tij do ta bëjnë dy bashkësitë fetare, për se kanë ngritur një bord që do të merret ekskluzivisht më këtë çështje, madje për këtë qëllim është paraparë që të mbahet një kurs trajnues ku do të përgatiten kuadrot e terrenit për t’u ballafaquar më këtë fenomen që rëndon tani në shoqërinë kosovare. Memorandumi i mirëkuptimit respekton autonominë e ndërsjellët, por ngërthen në vete edhe qëllimin e përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Duke iu drejtua të pranishmëve myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, tha: “Bashkësitë fetare si edhe deri tash e edhe në të ardhmen gjithë herë do të vejnë në dispozicion potencialin e tyre në luftë kundër dukurive negative me të cilat përballet shoqëria jonë. Nënshkrimi i memorandumit është një sinjal i mirë se bashkësitë fetar mund të japin një kontribut jashtëzakonisht të madh në fusha të ndryshme, natyrisht, nëse atyre u krijohen kushte për veprim”. Më tutje Myftiu Tërnava, tha: “Shprehmi keqardhjen tonë që në këtë nismë nuk na është bashkëngjitur edhe Kisha Ortodokse Serbe, por ne shprehim gatishmërinë tonë që të japim tërë kontributin tonë në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe trajtimin njerëzor të viktimave të kësaj të keqe që po gjen shtrirje në shoqërinë tonë. Më këtë rast, falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar, e posaçërisht USAID-in për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e këtij projekti të përbashkët”. Ndërsa ipeshkvi i Kosovës, zotni Dodë Gjergjin, më këtë rast u shpreh: “Shpreh kënaqësinë që jemi bashkë, të bashkuar mund të japim një kontribut më shumë. Ne e dimë se duhet që të jemi të bashkuar, e qëllimi ynë është që të krijomë një jetë të rehatshme. As një nga ne nuk mund të jete i rehatshëm përderisa të prekët dinjiteti i njeriut. Sot njeriu shfrytëzohet në mënyra të ndryshme dhe këtë duke shfrytëzuar tjetrin për interesa materiale”. Kjo nismë do të kenë do të përkrahet edhe nga zyra e kryeministrit për qeverisje të mirë ka thënë Habib Hajredini nga kjo zyrë. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|