| Ftesė pėr ofertė |
|
|
|
AUTORITETI KONTRAKTUES: Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Rruga “Bajram Kelmendi” nr. 84, PRISHTINË ![]() FTESË PËR OFERTË PËR KRYERJEN E PUNIMEVE NDËRTIMORE-ZEJTARE TË GARAZHEVE NË OBORRIN E FSI-së Ftojmë ofertuesit e interesuar të paraqesin ofertat e tyre me shkrim për punët sipas përshkrimit e të cilat do të kryhen sipas projektit zbatues. Ofertuesi, ofertës duhet t’ia bashkangjes edhe këto dëshmi të dokumentuara: 1. Ofertën e nënshkruar dhe vulosur, 2. Mënyra e pagesës, 3. Afati i ndërtimit, 4. Plani dinamik, 5. Regjistrimi i ndërmarrjes nga MTI, 6. Licenca për punët ndërtimore nga MTI, 7. Vërtetimi prej ATK-së se nuk keni obligime tatimore, 8. Vërtetimi prej ATK-së apo Trustit sa të punësuar keni, 9. Referencat mbi punët e kryera gjatë dy viteve të fundit, 10. Lista e mekanizmit dhe pajisjes ndërtimore, 11. Dëshmia nga banka për xhirollogari dhe qarkullim bankar. Kriteret për dhënie të kontratës; Oferta e përgjegjshme me çmim më të ulët. Pranimi i dokumentacionit për tenderim: Prej datës 15. 09. 2010 deri më 20. 09. 2010 çdo ditë pune nga ora 10-14. Afati i fundit i dorëzimit të ofertës: Më së voni deri më 24. 09. 2010, ora 14.00. Oferta duhet dorëzuar në pliko të mbyllur (origjinali dhe dy kopje). Udhëzimet tjera bashkë me paramasat dhe përshkrimin teknik të punëve merren te sekretari i Kryesisë së Bashkësisë Islame, zyra nr. 2. Nga Kryesia e BI-së të Republikës së Kosovës Te. 038 224-001 038 224-024 |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|