Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

97:3. Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njė mijė muaj!

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Departamenti i Gruas i Kryesisė sė Bashkėsisė Islame tė Kosovės aktivitete pėr Ramazan Printoni E-mail

 

Departamenti i Gruas i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi një varg manifestimesh fetare dhe kulturore për nder të muajit të shenjtë ramazan. Kështu, të enjten, më datën 26.08.2010, në orën 13:30, ky departament organizoi manifestimin “Një ditë Ramazani të gjitha së bashku”, në xhaminë “Sylejman ef. Mustafa” në Fushën e Pajtimit.Në këtë program u mbajt një ligjëratë përmbajtësore fetare.


Për pasurimin e këtij programi edhe në aspektin kulturor dhe argëtues u kujdes kori i i vajzave të medresesë së mesme ”Alauddin”,  në Prishtinë, si dhe dy grupet e fëmijëve që funksionojnë në kuadër të Departamentit të Gruas, të cilët me zërat e tyre të këndshëm dhe me ilahitë  e përzgjedhura me shije të veçantë e shtuan edhe më  shumë atmosferën mbresëlënëse te mysafiret e pranishëm. Dhe ne fund të këtij programi Departamenti i Gruas ndau disa dhurata modeste.
 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!