| Myftiu Tėrnava nė takim me Behgjet Pacollin |
|
|
Prishtinë, 9 korrik 2007 ![]() Më gëzon fakti që z. Pacolli ka një qasje të re edhe për bashkësitë fetare Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava i shoqëruar nga bashkëpunëtorët sot është pritur nga kryetari i ARK z. Behgjet Pacolli me të cilin kanë biseduar për rolin e bashkësive fetare në raport me subjektet politike dhe institucionale. Pas takimit z. Pacolli tha: Unë kam një respekt të veçantë për myftiun dhe Bashkësinë Islame, Kosova është një shtet që synon të akcepton realitetin se ekziston feja dhe si e tillë Kosova duhet që të akceptoj këtë fakt si real. Nga ana tjetër ne jemi, sidomos partia që unë drejto jemi jashtëzakonisht të kënaqur që Myftiu sot ishte këtu e nga takime e tilla ne do të mësoj e do të begatohemi më shumë pasi që ne fenë islame e trajtojmë si fenë të bashkësisë kosovare, pasi që edhe parimet e fesë islame janë parime që synojmë ti respektojmë. Kemi pas një bisedë shpirtërore, humane e edukative që duhet ti shërbej edhe në për ardhmërinë e kësaj shoqërie. Një shoqëri nuk mund të jetë e civilizuar nëse ajo shoqëri nuk ka parimet e një ndër parimet kryesore është edhe feja. Shteri dhe feja janë të ndara po ato duhet që të kenë qëllim të përbashkëta” Ndërsa myftiu Tërnava u shpreh: “Unë e përgëzova për punën madhe q ë që ka bërë z. Pacolli edhe si afarist e edhe si edhe tani si udhëheqës ai ARK. Unë pres që edhe partia që e drejton z. Behgjet Pacolli do të ketë një bashkëpunim të mirë me bashkësisë islame, sepse synim kryesor i bashkësisë islame është që të ketë raporte të mira me të gjitha subjektet politike në Kosovë Nga z. Paloclli dhe nga partitë dhe institucionet e Kosovës kam kërkuar dhe kërkoj që bashkësive fetare t;ju krijohen hapësira për veprimtari më të madhe e mos të trajtohen si gjatë sistemit monist ngase bashkësitë fetare janë mbështetëse të forta të rrjedha e proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova. Më gëzon fakti që z. Pacolli ka një qasje të re edhe për bashkësitë fetare”. |
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|