Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

5:89. All-llahu nuk ju merr nė pėrgjegjėsi pėr betimet e juaja tė paqėllimta (pėr betim), por ju merr pėr ato qė jeni zotuar qėllimisht. E shpagimi i tij (i betimit tė bėrė) ėshtė duke i ushqyer dhjetė tė varfėr me ushqim mesatar qė ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (tė dhjetė), ose duke liruar njė rob. E kush nuk ka mundėsi t’i bėjė kėto, le tė agjėrojė tri ditė. Ky ėshtė shpagim pėr betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja. Kėshtu All-llahu ju sqaron dispozitat e veta, ashtu qė tė jeni mirėnjohės.

Departamenti i tė rinjve shtroi iftar pėr pėrfaqėsuesit e asociacioneve rinore Printoni E-mail

Të premten 27 gusht 2010, Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, për nder dhe respekt të muajit të shenjtë të Ramazanit shtroi iftar, në ambientin e Hotel “Victory”, për .përfaqësuesit e Forumeve rinore të partive politike të vendit, si dhe për përfaqësuesit Parlamentit Studentorë të Universitetit të Prishtinës,  Kryetarë përfaqësuesit e  këshillave të fakulteteve të UP-së, profesorë te Medresesë “Alaudin”, artist, regjisorë, pjesëtarë të ndjesisë speciale për intervenim të shpejt të Policisë së Kosovës, përfaqësueses  të organizata joqeveritare e të ftuar të tjerë etj.


Të pranishmit në emër të organizatorit i përshëndeti, Mr. Fitim Gashi, udhëheqës i Departamentit te të Rinjve, i cili nder të tjera tha: “Departamenti i të Rinjve i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës qëllim parësor të vetin ka konsolidimin e një shoqërie të mirëfilltë, me një rini të shëndosh në të cilën do të respektohen vlerat kombëtare fetare e demokratike, andaj për të realizuar këto synime Departamenti gjithherë i ka dyert hapur dhe mirëpret bashkëpunimin me ju dhe me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës…e lusim Allahun që sikurse jemi bashkuar sot këtu pran sofrës së Tij të bashkohemi në fjalë dhe vepra të mira sepse kjo është forma dhe mënyra më e mirë për te realizuar aspiratat tona për një të ardhme sa më të mire”
 
< I mėparshmi   Tjetri >