Bashkėsia Islame e Kosovės

Ajet kuranor:

27:54. (Pėrkujto) Lutin kur ai popullit tė vet i tha: “A bėni atė punė tė shėmtuar qė edhe vetė ju e kuptoni (se ėshtė e keqe)?”

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni nė verzionin e ri, duke klikuar KĖTU!

Kryeministri Thaēi gjatė vizitės nė Bashkėsinė Islame tė Kosovės Printoni E-mail
Prishtinë, 13 gusht 2010
Myftiu edhe Bashkësia Islame do të japin kontributin e tyre të rëndësishëm edhe për përgatitjen e shtetit të Kosovës

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava priti sot kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili e ka uruar e përgëzuar Myftiun Tërnava dhe besimtarët me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit. Myftiu Tërnava me kryeministrin Thaçin biseduan edhe për sukseset e Kosovës, sidomos për suksesin e Kosovës në GJND, për njohjet e reja që i pret Kosova si dhe për çështje të tjera.
Pas takimit, Myftiu Tërnava për gazetarë deklaroj: “Sot, kryeministri i vendit vizitoj selinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, për çka unë si Myfti i Republikës e falënderoj për përkushtimin e tij të vazhdueshëm që ka në raport me bashkësitë fetare në Kosovë”.
Më tutje, Myftiu, tha “Njëherësh shfrytëzova rastin që edhe njëherë t’i uroj sukseset e vazhdueshme të qeverisë në raport me rrjedhat e përgjithshme tw shkuarjes mbarë, si dhe fitoren në GJND.
Kjo vizitë sot më tepër kishte një karakter urimi, ku për në fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Ne gjithashtu sigurisht edhe treguam gatishmërinë tonë të vazhdueshme për një bashkëpunim edhe më të madh me institucionet e Kosovës. Bashkërisht, sigurisht, që do të punojmë dhe në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të cilat kanë të bëjnë edhe me Bashkësinë Islame”.
Ndërsa kryeministri Thaçi, tha: “Vizita ime është një vizitë urimi dhe përgëzimi për muajin e shenjët të agjërimit për myftiun Tërnava dhe për të gjithë besimtarët e fesë islame, duke i uruar në ermin tim personal dhe të qeverisë së Kosovës për këtë muaj të shenjt të mirësisë, solidaritetit, të pastrimit të shpirtit, të mirëkuptimit, të afrimit të njerëzve, të respektimit të së kaluarës dhe mendimeve për të ardhmen. Ishte takim tepër miqësor dhe falënderoj edhe Bashkësinë Islame dhe komunitetet tjera fetare për tolerancën që kanë krijuar në Republikën e Kosovës që është model për rajon, por që mund të them edhe më gjerë. Prandaj do të vazhdojmë që të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë. Natyrisht që biseduam edhe për suksesin historik të republikës së Kosovës në GJND, për procesin që po kalojmë, për njohjet e reja që do të vijnë. Besoj që edhe Myftiu, e edhe Bashkësia Islame do të japin kontributin e tyre të rëndësishëm dhe për përgatitjen e shtetit të Kosovës për Asamblenë e përgjithshme që do të mbahet në muajin shtator”.

Interesimit të gazetarëve se cilat do të jen hapat e Bashkësisë Islame pas mendimit të GJND-së për lobim për njohjen e Kosovës, Myftiu Tërnava iu përgjigj: “Sigurisht që Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës edhe në të kaluarën ka dhënë një kontribut në raport më njohjet e reja për Kosovën shtet të pavarur. Tashmë e kemi rrugën edhe më të lehtë, dhe mua më vjen mirë që sot para jush të deklaroj se dje kam marr një letër nga sekretari përgjithshëm i Konferencës Islamike, zotëri Ekmeludin Ihsanoglu, ngase menjëherë pas mendimit të GJNDS-së unë i pata dërguar një letër, i cili thotë se me tërë përkushtimin që kam unë si sekretar i përgjithshëm i OKI  do të bëj të pamundurën  sa më shpejt të vijën njohjen e reja për Kosovën si shtet sovran dhe i pavarur.
Ne do të shfrytëzojmë të gjitha rrugët diplomatike, miqësinë tonë që kemi me shumë  kolegë tanë anë e kënd botës, e në veçanti në Botën Arabe dhe Islame”.
Në pyetjen e gazetarëve se a i kishte kërkuar kryeministrit që ta shfuqizonte Udhëzimin administrativ që ndalon bartjen e mbulesës në shkolla, Myftiu Tërnava iu përgjigj: ”Kryeministri i Kosovës në vazhdimësi deklarohet se duhet respektuar ligjet dhe standardet. Të gjitha këto së bashku më kryeministrin edhe me të gjithë të tjerët ne do punojmë konformë standardeve të cilat janë në Kosovë, konformë kushtetutes dhe ligjeve që janë në Kosovë, dhe, sigurisht që në vazhdimësi do të bëjmë edhe koordinimin e punëve dhe të zgjidhen të gjitha problemet në raport me besimtarët me standardet e Bashkimit Evropian”.
Ndërsa kryeministri Thaçi për ketë u shpreh: “Gjithçka do të jetë sipas standardeve më të larta të Bashkimit Evropian, në përputhshmëri të plotë me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve tona”.
 
< I mėparshmi   Tjetri >

Vërejtje! Jeni duke shfletuar verzionin e vjetër të websajtit.
Kaloni në verzionin e ri, duke klikuar KËTU!