Bashkėsia Islame e Kosovės


Ajet kuranor:

22:31. Duke qenė tė sinqertė nė besimin ndaj All-llahut, dhe duke mos i pėrshkruar Atij shok, e kush i pėrshkruan shok All-llahut, ai ėshtė sikur tė bie nga qielli e ta rrėmbejė shpendi, ose si ai tė cilin e gjuan era e stuhishme nė ndonjė vend tė humbur.

Nga vizita e myftiu nė Gjermani Printoni E-mail
Prishtinë, 22 qershor 2007

Myftiu Tërnava u prit nga zonja Uta Zapf - kryesuese e Komisionit për Evropën Juglindore në Bundenstagun gjerman

ImageGjatë vizitës në Gjermani, Myftiu i Kosovës Mr. Naim Tërrnava u prit nga personalitete të rëndësishme të jetës politike dhe përfaqësues te institucioneve me rendësi. 
Pas takimeve në Bon, sot në Berlin (21 qershor 2007) Myftiu u prit nga dr. Andreas Schockenhoff, anëtarë i Bundestagut gjerman i shoqëruar nga këshilltari i tij i lartë për politik të jashtme z. Hans - Joachim Falenski. Me këtë rast z. Andreas vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe angazhimin e sajë për të krijua klimë të qetë politike, në veçanti në këtë fazë në të cilën aktualisht po kalon Kosova. 

Nga ana e tij , Myftiu Tërnava e falënderoi bashkëbiseduesin për angazhimin e Bundestagut gjerman për zgjidhjen e statusit te Kosovës dhe kërkoi përkrahje të mëtutjeshme për pavarësinë e Kosovës.
 
Po në Bundestagun gjerman, në takim të ndarë, Myftiu Tërnava u prit nga zonja Uta Zapf - anëtare e Bundestagut- kryesuese e Komisionit për Evropën Juglindore. Zonja Zapf, e cila shoqërohej nga disa anëtarë të Bundestagut falënderoi Myftiun për informacionet e prezantuara  për gjendjen në Kosovës. Gjithashtu zonja Zapf u pajtua me myftiun për krijimin e kushteve më të mëdha për angazhimin e bashkësive fetare në procesin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe me gjere.
 
Në të dy takimet me zyrtarët e lart gjerman Myftiu Tërnava  bisedoi edhe për pozitën e komuniteti shqiptar në gjemani që përkohësisht jetojnë e punojnë atje. Myftiu u interesua edhe për mundësinë që shqiptaret të integrohen sa më shumë në shoqërinë gjermane.
Sot, në Bon Myftiu do te takoj zyrtar të lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Institutit për Politikë dhe Siguri Ndërkombëtare.
 
< I mėparshmi   Tjetri >